Shqiptari invalid ndryshon ligjin e të burgosurve në Gjermani

Date:

Të burgosurit me aftësi të kufizuara, në burgun Rssnitz të Gjermanisë, në të ardhmen do të prangosen në karroca për invalidë. Së paku kështu është duke llogaritur udhëheqësia e burgut, pas arratisjes spektakolare të një shqiptari nga burgu Merseburg.
Shërbimi mjekësor i burgut, i ka përshtatur disa karrige përkatëse në të cilat, të burgosurit me aftësi të kufizuara do të mund të fiksohen dhe të prangosen, në mënyrë që të mos përsëritet arratisja e shqiptarit më 7 shkurt të vitit të kaluar nga Merseburg. I burgosuri shqiptar kishte arritur të arratisej, pasi ishte deklaruar si invalid duke bartur bastun. Kur iu kishte dhënë rasti, ai e kishte hedhur bastunin dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Si duket, ai vetëm e kishte inskenuar sëmundjen e tij. Por, që nga fillimi i prillit të vitit të kaluar, ai përsëri gjendet në burg, pasi autoritetet gjermane e kishin arrestuat gjatë një kontrolli në një pikë karburantesh. Për shkak veprës penale „plaçkitje e rëndë“, ai do të vuajë dënimin prej tre vitesh, shkruan portali „mz-web.de“

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...