Alarmante: Kampioni shqiptar botëror në thai boks lufton për Shtetin Islamik

Date:

Kampioni i dyfishtë shqiptar në thai boks, sipas hulumtimeve të Televizionit shtetëror zviceran SRF1, është duke luftuar për Shtetin Islamik (SHI) në Siri. Të gjithë xhihadistët e njohur nga qyteti i Winterthurit në Zvicër, kanë ushtruar te i njëjti në një qendër sporti islamike
E gjithë nyja si duket qëndron tek ai: Valdet Gashi, kampion i dyfishtë në thai boks. Që të tre xhihadistët e njohur nga ëinterthuri ZH – Christian (i njohur me nofkën «Sandro»), Visari, i cili me motrën e tij gjatë Krishtlindjeve të vitit të kaluar kishin udhëtuar për në Siri, dhe Hajani, i cili si duket është vrarë në Xhihad, kanë ushtruar në tek qendra sportive e Valdet Gashit (MMA Sunna) në Winterthur, shkruan gazeta zvicerane *Blick“.
Në mes këtyre personave, ka pasur edhe ndërlidhje të tjera, pasi që të tre janë falur në xhaminë An’Nur, gjë të cilën e pohon kryetari i këshillit të xhamisë. Ai ka deklaruar se në shoqatën e tij nuk ekziston radikalizim, por se në xhami mund të vijnë „persona të paparashikueshëm“, të cilët mund të rekrutojnë të rinj në momentet më të vëshira.
Në faqen e tij në Facebook, Valdet Gashi ka shprehur ngushëllime për mikun e tij kurd Hajan dhe së bashku me te dëshiron të takohet në «Jannah-al-firdaus», në qiellin e shtatë. Sipas të njëjtave hulumtime, Valdet Gashi i është bashkuar SHI-së gjatë muajit janar të këtij viti, ndërsa me muaj të tërë vendqëndrimi i tij është sekret. Familja e tij në Singen të Gjermanisë beson se ai gjendet në jug të Tajlandës. Mirëpo, nga mesi i muajit maj, SRF1-shi kishte arritur ta kontaktojë Valdetin në Siri.
Në një telefonatë nëntëdhjetëminutëshe, Gashi është deklaruar qartë se ai e ka përqafuar ideologjinë e SHI. Me siguri se më me dëshirë do t`i përqafonte fëmijët e tij, por: „Po që se unë bëj diçka të mirë dhe më pas vdes, do të isha më i lumtur“; ka deklaruar Valdeti. Ai është i martuar dhe prind i dy vajzave. Në Siri është duke e përkrahur ndërtimin e të ashtuquajturit „Kalifat“.
Prindërit e Valdet Gashit janë në mënyrë decide kundër vendimit të birit të tyre: «Vendi i tij është tek fëmijët e tij, tek bashkëshortja dhe tek ne». Dyert e shtëpisë për Valdetin mbetur gjithnjë të hapura. Babai, deklaron: «Dëshiroj që ai ta mbajë fjalën që vetëm njerëzit në nevojë t`i ndihmojë dhe jo të bëjë marrëzira të tjera – dhe herëdo-kurëdo të kthehet tek ne. Pasi vendi i tij është këtu e jo gjetiu“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...