Shqiptari i vetëm nga Ballkani me një vizë pune në Gjermani

61 Lexime

15:42:54             2016-07-02

 

 

 

 

 

Shqiptari Florenc Deliu ia doli. Tekniku i trajnuar i automjeteve dhe vozitësi me përvojë nga Shqipëria, në një sipërmarrje servisi të automjeteve në Brake, ka gjetur një vend pune. Në rrethinën e Wesermarschit në Gjermani, ai është i vetmi refugjat nga Ballkani Perëndimor me një vizë pune.

 

 

 

 

Së bashku me bashkëshorten e tij Armonela, Florenc Deliu kishte ardhur në Gjermani në shkurt të vitit të kaluar. Arsyeja që ishte arratisur nga Shqipëria, ka qenë korrupsioni dhe paga e pasigurt e punëdhënësit. Pas qëndrimit në Dortmund, Bramsche dhe Osnabrück, çifti bashkëshortor më në fund u vendos në Komunën Berne.

 

 

 

 

Aty u përkrahën nga persona të angazhuar për integrimin e refugjatëve, duke mësuar gjuhën gjermane dhe njëkohësisht, duke u inkuadruar në lojën e futbollit. Sidomos duhet falënderuar Mikaela dhe Gisbert Loosen nga Bardenfleth, të cilët i ndihmuan në kërkim të vendit të punës. Ai i shkroi 30 aplikime dhe me një biçikletë udhëtoi bile deri në Brake, në mënyrë që të konkurrojë edhe personalisht. Profesioni i vozitësit me përvojë nëpër rrugët ndërkombëtare, shqiptarit 30-vjeçar këtu i është mohuar: Patenta e shoferit nga Shqipëria i vlen vetëm për gjashtë muaj. „Për Florencin ende nuk është e mundur ta bëjë provimin e patentës së shoferit në gjuhën gjermane, pasi ka probleme me gjuhën. por, edhe financat për momentin janë një problem“, pohon Gisbert Loosen për „Weser Kurier“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Në servisin e automjeteve „Wienken“ në Brake, Florenci ka kryer një trajnim tremujor, që në fund të pajiset me vendim për marrëdhënie pune. „Kualifikimet e tij nuk janë të ngajshme me të Gjermanisë, por ai posedon njohuri të mjaftueshme dhe gatishmëri për të mësuar çdo gjë të re“, ka deklaruar shefi i kësaj sipërmarrjeje, Thomas ëolf. Ai i përshtatet grupit tonë punues dhe ne do ta trajnojmë si mekanik të automjeteve. Po që se vazhdon në këtë mënyrë, ne do ta financojmë për tu pjisur me patentë shoferi edhe për automjete të rënda.

 

 

 

 

Persona të cilët kërkojnë punë me gatishmëri të tillë për të mësuar dhe me humanizëm kaq të madh, në tregun e këtushëm të pounës, nuk mund të gjejmë dot, përfundon ëolf. Sipërmarrja do t`i ndihmojë edhe në gjetjen e banesës.

 

 

 

 

Për të shkuar gjerat sa më mirë, çifti shqiptar e ka tërhequr kërkesn e tyre për azil, para se tu kthehej përgjigja negative. Në këtë mënyrë, ata janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, për të bërë kërkes të rregullt për një vizë pune, në Ambasadën gjermane në Tiranë. Shtetasi gjerman, Gisbert Loosen i kishte këshilluar edhe refugjatët e tjerë për një procedurë të tillë, por vetëm Florenc Deliu iu kishte besuar këshillave të tij. Së bashku me Armonelën dhe vajzën Ajsel, ai është kthyer në Shqipëri, duke u kthyer para pak ditësh përsëri në Gjermani. Asnjë shqiptar tjetër në ëesrmarsch nuk e kishte realizuar këtë rast, i cili ka qenë në fuqi deri më 4 maj 2016, por që tani nuk vlen më.

 

 

 

 

Pasi, tashmë banesa ku kanë qenë të vendosur nuk mund të përdoret, familja gjermane Loosen i ka vendsour në shtëpinë e tyre, bile edhe veturën ia ka mundësuar ta shfrytëzojë për të udhëtuar në punë. Florenc Deliu di ta vlerësojë këtë ndihmë: „Për vajzën time, çifti bashkëshortor Loosen janë gjyëshr“, pohon Florenci. Problemi i gjithë kësaj qëndron në faktin se bashkëshrtja dhe vajza e tij nuk janë të përfshirë në lejen e punës, prandaj ato kanëtë drejtë të qëndrojnë vetëm 90 ditë, si turistë.