Almiri i vogël, viktimë e krimit dhe korrupsionit

Date:

16:12:20              2016-07-02

 

 

 

 

Analisti politik, Xhelal Neziri në një prononcim për portalin TetovaSot në lidhje me vrasjen e Almir Aliut, 4 vjeçar nga Kumanova, pas një zënke në spital, thekson se i njëjti është viktimë e sistemit korruptim shëndetësor dhe mos durimit nga ana e politikës.

 

“Almiri është viktimë e sistemit korruptiv shëndetësor dhe i mosdurimit të injektuar nga ana e politikës. Ky kaos në shëndetësi mbahet për qëllime korruptive, por shkakton konflikte midis pacientëve që fatkeqësisht përfundojnë edhe me vdekje. Nacionalizmi që mbillet në këtë ambient shumetnik, ai balon që fryhet nga politika duke luajtur me sentimentet etnike, shpesh shpërthen si mosdurim fatal ndaj tjetrit.”

Neziri vlerëson se vrasja e Almirit është krim dhe sipas tij, duhet që të ndodh dorëheqja e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe drejtorit të spitalit.

“Vrasja e Almirit është krim. Fajësia nuk duhet kërkuar te të gjithë pjesëtarët e etnisë së kriminelit sepse ky akt kriminel është individual. Në këtë rast prokuroria dhe gjykata duhet të japin dënimin maksimal. Dorëheqja e Todorovit dhe drejtorit të spitalit janë akte të logjikshme që duhet të ndodhin. Por, ajo që nevojitet në këtë rast është drejtësia. Pra, funksionimi i pavarur dhe në bazë të ligjit i prokurorisë dhe gjyqit. Ndërkohë, çdo tentativë për të materializuar këtë akt të dhimbshëm është poashtu një çmenduri. Ngushëllime familjes!”, – u shpreh Xhelal Neziri për TetovaSot.  (Tetova Sot)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...