Shqiptari fiton dhjetë mijë euro për familjen, por policia gjermane ia merr 7.200

Date:

18:59:16             2016-02-19

 

 

 

Policia gjermane, të shtunën ka ndaluar një shtetas 27-vjeçar shqiptar në aeroportin e Mynihut në Gjermani, në momentin kur ai kishte dashur të udhëtojë për në Tiranë. Ata kanë vërtetuar se shqiptari kishte qëndruar në Gjermani pothuajse për tre muaj me radhë dhe kishte punuar ilegalisht. Me vete ai ka pasur edhe dhjetë mijë euro.

 

 

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka spjeguar se kishte qëndruar në Hannover, duke banuar tek i vëllai dhe duke punuar jo rregullisht nëpër sipërmarrje të ndryshme – më së shumti nëpër kantiere, për 80 deri 100 euro në ditë. Një gjë të tillë, ai e kishte bërë shpeshë, pasi është dashur të ushqejë familjen e tij në Shqipëri. Megjithatë, ai asnjëherë nuk ishte lajmëruar tek autoritetet përkatëse gjermane, por edhe nuk kishte bërë kërkesë zyrtare për të punuar. Pa këto gjëra, shqiptari në Gjermani ka pasur të drejtë të qëndrojë vetëm si turist apo për vizitë, edhe ate për maksimum nëntëdhjetë ditë për gjysmëvjetor.

 

 

Për shkak se ai nuk kishte bërë asnjëherë kërkesë legale për të punuar apo për të qëndruar në Gjermani, policia ka ngritur kallëzim penal kundër tij për shkak të qëndrimit dhe punës ilegale.

 

 

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme, është konstatuar se ai në Gjermani kishte qëndruar gjashtë herë, gjithsej 400 ditë më tepër se sa ka qenë e lejuar dhe në të shumtën e rasteve, ai kishte punuar ilegalisht. Përpos kësaj, ai me vete ka pasur edhe 10 mijë euro të cilat i kishte fituar në Gjermani.

 

 

Shqiptari ka mundur ta vazhdojë udhëtimin e mëtutjeshëm, pas masave paraprake policore dhe me një kallëzim penal në valixhe, shkruan „Abendzeitung“, njofton „Shtegu.com“. Por, për këtë, ai është dashur të deponojë 7.200 euro për siguri të procesit gjyqësor ndaj tij.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...