Afganistanezi e therr shqiptarin me thikë sepse ia preku prapanicën, dënohet me katër vite e gjysmë burg

Date:

15:52:59                2018-01-25

 

Një refugjat 26-vjeçar afganez është dënuar me katër vite e gjysmë burg, për shkak të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore ndaj një shqiptari 19-vjeçar. Një vendim të tillë e ka sjellë të mërkurën Gjykata rajonale ne Kiel.

Sipas akuzës, më 12 qershor të vitit të kaluar, në qendrën sterhimore në Haart në Gjermani, afganezi e ka goditur disa herë me thikë një shqiptar 19-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rrezikshme për jetën.

Sulmuesi, një mysliman i devotshëm, ka pohuar se ai është sulmuar seksualisht dhe është dashur të vetëmbrohet. Por nuk ka pasur qëllim të ta vrasë shqiptarin. Nga ana tjetër, shqiptari ka mihuar se e ka sulmuar seksualisht afganezin, por se ai ia kishte vjedhur 3.500 euro dhe pasaportën e tij.

Sipas dëshmive që i ka poseduar Gjykata, sulmuesi e ka goditur pesë herë me thikë shqiptarin, prandaj është shpallur fajtor për përpjekje për vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Me këtë rast, viktima ka pësuar së paku dy plagë të rrezikshme për jetë. Pas një operacioni urgjent, ai iu kishte mbijetuar plagëve, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Në ndërkohë, shqiptari gjendet në Shqipëri edhe pse në Gjykatë u pranua si paditës.

Prokuroria ka kërkuar pesë vite burg, ndërsa pala mbrojtëse ka aluduar në vetëmbrojtje. Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...