Thirrje për shpëtimin e shkollës shqipe në Gjenevë

Date:

19:43:10                2018-01-24

 

 

 

Në një thirrje që bën LAPSH i Gjenevës, u kujtohet prindërve, shoqatave shqiptare dhe të gjithë të tjerëve gjendja jo e mirë e shkollës shqipe në këtë qytet dhe kanton. Lidhur me këtë, kryesia e LAPSH-së për Gjenevë u drejtohet me një “thirrje për tubim urgjent me datën 26 janar 2018”, të gjithë atyre që munden të ndihmojnë.
Të nderuar prindër,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave shqiptare në Gjenevë,
Të nderuar anëtarë dhe miq,
Të nderuar bashkatdhetarë

Me datën 26 janar 2018, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) – Këshilli kantonal i Gjenevës, organizon një tubim urgjent me të gjithë bashkatdhetarët të interesuar për ekzistimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në Gjenevë.
Kemi nevojë t’ju njoftojmë me situatën momentale, të bisedojmë dhe kërkojmë zgjidhje, sepse vetëm të bashkuar dhe duke ndihmuar njëri tjetrin mund ta gjejmë këtë zgjidhje. Më së shkurti :
KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E TË GJITHËVE !
Takimi do të mbahet në: Centre de Quartier de Balexert, Avenue du Crozet 31, 1219 Châtelaine nga ora 19h00.
Në emër të Kryesisë së LASPH-së për Gjenevë:
Gëzim Ilazi,
Kryetar

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...