Heqë dorë nga titulli „Oficer i Legjionit të Nderit“ të kryetarit francez për të mbrojtur azilkërkuesit shqiptarë

50 Lexime

18:28:05                    2018-01-25

 

 

 

Mjeku humanitar francez i cili ishte zgjedhur në Këshillin komunal të Metzit në Francë, Raphael Pitti, ditë më parë ka njoftuar se ka hequr dorë nga titulli „Oficer i Legjionit të Nderit“ që na muajin korrik të vitit të kaluar ia kishte dhënë kryeatri francez Emmanuel Macron, në shenjë proteste ndaj trajtimit të azilkërkuesve në Francë.

I zgjedhur në krye të emergjencave shëndetësore dhe sociale në Komunën e Metzit, Raphaël Pitti ka publikuar ditë më parë një letër në gazetën franceze „Libération“ me titullin „Për Krishtlindje të përzemërta, Zotëri kryetar“, duke spjeguar përse e refuzon titullin e tij.

„Tash e një kohë të gjatë shteti ka dështuar në trajtimin e azilkërkuesve dhe gjithnjë e më tepër po rritet presioni ndaj tyre“, ka nënvizuar ai, duke shtuar: „Nuk ka ndonjë vullnet (politik), pasi azilkërkuesit nuk janë të mirëseardhur“.

Specialist i mjekësisë luftarake, ai u gradua më 14 korrik të vitit të kaluar nga kryetari francez Emmanuel Macron me gradën „Oficer i Legjionit të Nderit“ dhe që nga shtatori i vitit 2016 e ka përkrahur kryetarin. Emmanuel Macron „ka pasur nëj qëndrim human ndaj refugjatëve, gjithçka shkonte në drejtim të duhur, por nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar gjerat ndryshuan“, shkruan me keqardhje R. Pitti, përcjellë Shtegu.com.

„Të dëgjosh ministrin e Brendshëm francez Gérard Collomb, të pohojë se një shtetas eritreas apo një sirian ka të drejtë të kërkojë azil, por jo një senegalez..nuk është e rrugës që ai të vendosë se cili ka të drejtë të kërkojë azil“, ka vazhuar më tej mjeku francez. Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje që „Qeveria franceze nuk është duke ndërmarrë masa për politikën e migrimit“.

R. Pitti ka theksuar edhe kushtet e vështira të kampit të shpërbërë për refugjatë Blida në Metz, në të cilin kanë jetuar midis 800 e 1.000 azilkërkues, fëmijë e të rritur me prejardhje kryesisht nga Shqipëria, Kosova, Afganistani apo Afrika. „Isha në Blegjikë dhe Gjermani, i pashë kushtet e atjeshme për refugjatë dhe u turpërova me vendin tim“, ka përfunduar letrën dërguar kryeatrit francez. R. Pitti, ish shef i shërbimit të rianimimit në një klinikë në Nancy, ka praktikuar tërë karrierën e tij mjekësi luftarake, që nga Jugosllavia e deri në Liban. Që nga viti 2012, në Siri ka qëndruar disa herë për të trajnuar personel përkujdesës. (Shtegu.com)