Arrestohet shtetasi i Maqedonisë që u përpoq të trafikonte marihuanë prej tre milionë eurove

Date:

20:56:01                 2017-03-09

 

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit të Wallisit, më 13 shkurt të këtij viti, në një pikë kufitare e ka ndaluar një shtetas 29-vjeçar të Maqedonisë, vozitës i një kamioni: Me këtë rast, ai është kontrolluar dhe në kamion janë gjetur 335 kilogramë marihuanë të cilat ka dashur t`i trafikojë në Zvicër.

 

 

 

 

Rreth orës 09.30, të datës 13 shkurt, roja kufitare në Martiny VS e ka ndaluar nja kamion i cili ka qenë i regjistruar dhe me autotarga të Maqedonisë, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur disa kuti druri të mbushura me 335 kilogramë marihuanë, vlera e së cilës llogaritet në rreth tre milionë euro.

 

 

 

Vozitësi i kamionit, një shtetas 29-vjeçar është paraburgosur. Hetimet e policisë zvicerane janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...