Shqiptarët gjithnjë e më pak po i abortojnë vajzat e palindura

62 Lexime

20:52:06                2019-04-20

 

Në disa vende, gjinia mashkullore është aq e favorizuar sa një numër i madh i vajzave të palindura abortohen. Kjo është veçanërisht e zakonshme në Indi dhe Kinë, por janë prekur gjithashtu edhe vendet e Europës.

Shqipëria dhe Mali i Zi – në këto dy vende europiane, disa prindër përfundojnë një shtatzani, pasi ata nuk duan vajza. Kjo është dëshmuar nga një studim i ri, që e ka shqyrtuar këtë fenomen në mbarë botën aq hollësisht, si asnjëherë më parë.

Për vajzat e palindura, thotë autorja e studimit Fengqing Chao, nga Universiteti i Singaporit, rreziku shkaktohet në qoftë se në një shoqëri bashkohen tre faktorë: „Kur prindërit kanë qasje në metodat diagnostike të cilat tregojnë gjininë e fëmijës së palindur, ku tradicionalisht fuqishëm preferohen djemtë dhe në qoftë se numri mesatar i fëmijëve në familje zvogëlohet“. Atëherë prindërit luajnë me letër të sigurt dhe abortojnë kur fëmija i palindur është një vajzë.

Në Shqipëri kjo praktikë fatale filloi pas rënies së perdes së hekurt, në vitet 1990. „Përmbysja shkaktoi pasiguri të madhe ekonomike dhe psikologjike“, thotë Mathias Lerch nga Instituti Max Planck, për hulumtime demografike, shkraun „RTS“, informon Shtegu.com. Situata e tillë mundësoi që familjet me tradita patriarkale, që ishte shtypur në kohën e komunizmit, të zbatonin këtë veoprim. Kjo çoi në rritjen e aborteve të vajzave të padëshiruara.

Pra, nuk janë vetëm shoqëri larg Zvicrës, si për shembull Kinë apo Indi, ku kjo praktikë mbizotëron. Kjo ndodh edhe këtu në Europë, bile edhe më afër seç mund të parafytyrohet, thotë Mathias Lerch: „Disa emigrantë veprojnë kështu edhe në vendbanimin e tyre të ri, si, për shembull, disa shqiptarë në Itali dhe indas në Britaninë e Madhe“.

Kjo do të thotë: Ky veprim është i rrënjosur thellë në kulturën e tyre, ndërsa vendet e Europës Perëndimore nuk janë në gjendje ta parandalojnë plotësisht, njofton Shtegu.com.

Megjithatë, shifrat e fundit që u prezantuan nga demografja Fengqing Chao dhe ekipi i saj, tani japin shpresë. Në shumë vende, ku vajzat e padëshiruara abortohen, kjo praktikë është ulur, bile edhe në Shqipëri.

Shembulli më i qartë është Koreja e Jugut, ku pas 30 viteve, ky lloj abroti është zhdukur tërësisht. Fengqing Chao thotë se vendet e tjera mund të mësojnë nga ky shembull.

Qeveria e Koresë së Jugut ka bërë shumë për të përmirësuar statusin e grave dhe edukimin e tyre, ndërsa kanë luftuar edhe kundër paragjykimit të fëmijës djalë.
Në Shqipëri, megjithatë, duhet të presim e të shohim nëse trendi pozitiv do të vazhdojë, thotë Mathias Lerch. Shoqëria shqiptare mbështetet në migracion për motive punësimi, në vende të tjera. Dhe në të shumtën e rasteve, burrat largohen nga vendi.

Në këtë mënyrë, familjet pa burra janë më të prekura nga varfëria, sipas Lerch. „Dhe kështu, duhet vëzhguar se si do të zhvillohet ky trend, sepse ndryshimet kulturore nuk po ecin aq shpejt“.