U martuan në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por Franca do ta dëbojë shqiptarin
19:27:40 2019-04-20
Në Allenjoie të Francës, kryetari ka themeluar një komitet mbështetës për Valérie, një banore e fshatit dhe Olsion, një shqiptar. Të dy janë bashkuar në muajin shkurt 2018 dhe autoritetet gjyqësore dhanë miratimin e tyre. Aktualisht, Olsion duhet të largohet nga territori me vendim të prefektit. Një situatë e rëndë dhe dramatike.
Ata ndajnë të njëjtin besim fetar, një urtësi që do të thotë Olsion Coni: „Disa do të ishin zemëruar, të tjerët do të na urrenin. Unë dhe Valérie lutemi. Perëndia na ndihmon në këtë përvojë të hidhur. Megjithatë, ankthi është në rritje pas idesë për t’u ndarë.
Në shtëpinë në Allenjoie, foleja e dashurisë së Valerisë, 47-vjeçare, dhe Olsionit, 35-vjeçar, është e brishtë, shkruan „L`Est Republicain“, informon Shtegu.com.
Shqiptari, i cili në Francë mbërriti në vitin 2016 dhe kërkesa e azilit e të cilit u refuzua, kishte gjetur strehë tek familja Boegli (de Valerie) e vendosur në komunën e Allenjoies. Ajo i kishte hapur dyert dhe krahët e saj.
„Jemi takuar në kishën ungjillore të Étupes. Prindërit e mi e ftonin shpesh Olsionin për të mos qëndruar i vetmuar“, rrëfen francezja. Më bëri përshtypje. Ai kishte vuajtur shumë, por këmbët i mbante në tokë, ai ishte punëtor, mjeshtër“.
Infermierja franceze (qendra e rehabilitimit Héricourt) megjithatë pohon: „Mendova për paragjykimet, dallimi në moshë, statusi i Olsionit“.
Shqiptari tridhjetëvjeçar, që nga Shqipëria kishte ikur për shkak të korrupsionit të madh, nuk e kishte në zemër për të gjetur një mikeshë: „Unë shkoja për t’u lutur në Étupes“. Por nga një fije në tjetrën, ai u pushtua nga sytë e qartë, entuziazmi dhe temperamenti, forca e saj, ndjeshmëria e saj. Dasma e tyre u organizua më 17 shkurt 2018.
„Unë i bashkova ata ligjërisht. Ata e donin njëri-tjetrin, kurrë nuk dyshova. E njoh mirë Valérie dhe familjen e saj. Olsion është paqësor, i shoqërueshëm. Ai angazhohet shumë për komunën“, vëren Jean Fried, kryetari i Allenjoie që përkujton:“ Në asnjë çast, martesa nuk është kontestuar nga autoritetet gjyqësore. Prokurori publik nuk i kundërshtoi, unë i përgatita raportin“.
Sipas ligjit, bashkëshortët Coni pritën gjashtë muaj, për të bërë një kërkesë të parë për lejeqëndrim, të cilin e parashtruan vjeshtën e kaluar. Përgjigjja erdhi pesë muaj më vonë, më 21 mars,njofton Shtegu.com. Ajo ishte negative. Shqiptari ka një muaj afat për t’u larguar nga territori. Çifti është i tronditur, i shkatërruar. „Ishte një bubullimë. Pse iu lejua të martohen nëse do t’i ndanin sot“, parashtron pyetjen i Indinjuar Jean Fried, i cili si edhe si kryetarët e komunave të tjera përballen me dëbimet e emigrantëve të paligjshëm.
Banorët ishin ftuar në një tubim të madh të premten në ora 18.00 në sallën e festave në Allenjoie, për të treguar solidaritetin e tyre.
„Ne e kundërshtojnë këtë vendim të padrejtë administrativ që përmbys një familje të tërë,“ ka pohuar kryebashkiaku i mërzitur pa masë: „Unë nuk mund të rri duarkryq. Koha po mbaron. Ne kërkojmë nga prefekti i Doubs që ta rishqyrtojë dosjen e tyre“.
Çifti i ri kanë parashtruar ankesa dhe ende duan të besojnë në një fund të lumtur. „Kam humbur familjen time në Shqipëri. Por, këtu gjeta një“, përfundon i tronditur Olsioni.