Masakër për Pashkë, sulmohen kishat, mbi 100 të vdekur në Sri Lanka

Date:

11:07:41              2019-04-21

 

 

E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet 137 persona jenë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, por pritet që numri i viktimave të rritet.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa, të gjitha në kryeqytetin Colombo.

Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.

Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 08:45 sipas kohës lokale.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës. Por thuhet se luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend.

Presidenti Maithripala Sirisena nëpërmjet një deklaratë ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Ndërsa në në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraweera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” duke  vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”. (Gazeta Dita)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...