Shqiptarët e përmbysën Challandesin, për ta ngritur në kupë të qiellit

Date:

19:24:18            2019-09-07

 

Trajneri i Kombëtares kosovare, Bernhard Challandes tashmë është duke shënuar suksesin e tij më të madh në karrierë, duke udhëhequr Kosovën në beteja të reja pa asnjë humbje. Një sukses që do t`ia kishte lakmi çdo trajner tjetër.

Të përkujtojmë se më 28 shkurt të vitit 2014, Challandes u angazhua si trajner i Kombëtares armene, por pas humbjes nga Shqipëria 1:2 më 30 mars të vitit 2015, ai u largua nga kjo kombëtare.

Vlen të përmendet se atëbotë, mediat zvicerna i dhanë jehonë shkarkimit të tij nga Kombëtrja armene:

„Blick“-u shkruante nga këndvështrimi zviceran

«Gashi e rrëzon përtokë Challandesin

Kështu titullohej shkrimi gazetës zvicerane „Blick“, në të cilin përshkruhet fitorja e vlefshme e Shqipërisë ndaj ekipit armen. Fitorja ishte rezultat i një bashkëpunimi ndërzviceran që u realizua në minutën 81`, kur Ermir Lenjani i rritur në Winterthur harkoi drejt Shkelzen Gashit me vendbanim në Zurich, i cili nuik e pati vështirë të shënojë me kokë, vazhdon gazeta në fjalë, informon Shtegu.com. Gashi vrapon në drejtim të flamurit anësor, godet gjoksin dhe feston golin e tij të parë për Kombëtaren shqiptare. Përderisa golashënuesi më i mirë në Zvicër feston, në anën tjetër, trajnerit zviceran të Armenisë, Bernard Challandes po i ngushtohet gjithnjë e më shumë rrethi. Pas katër ndeshjeve me Kombëtaren armene, në konton e tij ka arkëtuar vetëm një pikë dhe është para lamtumirës.», përfundon shkrimin gazeta në fjalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...