Shqiptarët e Michiganit do të festojnë Pavarësinë e Kosovës

Date:

16:12:56                   2017-02-11

 

 

 

 

NJOFTIM
SHOQATA SHQIPTARE – AMERIKANE
“ KOSOVA ” NË MICHIGAN
Organizon Festën e nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Darka festive do të mbahet ditën e diel, me 12 Shkurt ne Sallën e Kishës Katolike Shqiptare Zoja Pajtore në Qytetin Southfield.
Darka fillon ne oren 7pm.

Mysafir special nga New Yorku është:
Z. Marjan Cubi anëtar i kryesisë qendrore të Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombtare

Nga Personalitetet Amerikane do të marrin pjesë: Senatori i shtetit të Michiganit Z. David Knezek dhe ish kandidatja për kongresin Amerikan Prokuroja Suzanna Shkreli

Folës i rastit është: Z. Marjan Cubi nga New Yorku
Me këtë rast, Presidenti i Shoqatës “Kosova” Z. Mikel Demaj do ti ndajë Mirënjohje Zotit Marjan Cubi për kontribut të veçant për zgjidhjen e çështjes kombtare e në veçanti të çështjes së Kosovës.

Gjatë mbrëmjes do te jepet një program i pasur kulturoro-artistik me këngë , valle dhe recitime të ndryshme si dhe muzikë deri ne orët e vona nga nga këngetarja e mirënjohur Albina Ndrejaj.

Drejtues te Programit festiv janë: Z. Petrit Musolli dhe Zonjusha Elizabetta Markaj.

Hyrja kushton $ 50 dollar për person ku në çmim të biletës përfshihen darka dhe të gjitha pijet alkoolike dhe jo alkoolike

Per rezervimin e biletave kontaktoni në numrat e telefonit:
248-688-2918 dhe 248-659-2681

Duke ju ftuar që vëllazrishtë të merrni pjesë në Festën tonë të madhe kombëtare, Shoqata “ Kosova” ju uron 9-të vjetorin e pavarësisë .
Mirë se vini! Nga Presidenti Shoqatës: Z. Mikel Demaj

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...