Shqiptarët e mashtruar nga politika aktuale

63 Lexime

Shqiptarët në Maqedoni janë të mashtruar nga politika aktuale në të cilën bënë pjesë një parti që thirret si shqiptare.

Maqedonët në Maqedoni janë të mashtruar nga politika aktuale në të cilën bënë pjesë nje parti maqedone pa asnjë përmbajtje politikisht e dallueshme nga rrugaçëria rurale. Ajo urbane së paku ka disa kajde, së paku boheme.

Ngelja në pushtet e këtij kokteli është i dëmshëm. Por edhe rënja e këtij pushteti pa ngritje zëri të shqiptarëve i bënë këto të fundit ta rijetojnë po të njëjtën qasje nga përfaqësuesi i tyre në qeverisje.

Duke patur provat se të burgosurit dhe të dënuarit në rastin Sopot janë ende të burgosur dhe duke patur provat se si i „menaxhon“ institucionet e gjyqësorit një hajn pulash sikur Musa Xhaferi e soji i tij ?! Dhe asnjë parti, asnjë shqiptar-aktivist partie nuk e pa të udhës të kërkoj së paku rihetim për këtë rast të montuar !!!

Duke patur dëshmi nga Hysni Shaqiri me bombën më bombastike të cilën e shpalosi mbrëmë publikisht se si është urdhëruar, nga BDI, vrasja e luftëtaëve në Vaksincë !

Kërkimi i arsyes për mosprotestim nesër se qenkan pro-Zaev (që i bie kush proteston qenka jo-shqiptar, a po tradhëtar e ashtu me rradhë me alamet-kombëtarizëm, por në shumë raste rrugaçëri, trafikant e kriminel në përmbajtje) duke e injoruar se qytetari shqiptar në Maqedoni është kundër kësaj politik-bërje të qeverisë aktuale dhe me aminin dhe aprovimin e shqiptarëve në qeverisje, është manipulim i rradhës dhe tregues për nivelin e panikut të fshehur në dhe rreth qarqeve të BDI dhe satelitëve rreth kësaj partie me-nder-me-than.

Ptotestat e nesërme janë KUNDËR qeversijes kriminale të këtyre partive. Pra, kundër VMRO-DPMNE dhe BDI të lidhura si mishi për koci rreht krimit siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Nuk jam as në parti, as në OJQ, as pro atij ose pro këtij, por nuk do kisha patur dëshirë që të ndodhë edhe një rast-ose tjera – sikur i Ibrahim Sulejmanit i cili u gjet i „vdekur“ në burgun e Shtipit dhe të cilin partia në pushtetin aktual BDI nuk e pa të udhës të e përfshinë në listën e të amnestuarve ashti siç e parashihte marrëveshja e Ohrit.
Me një gjyqësor dhe me institucione të koruptuara ku bënë pjesë ky koalicion, asgjë nuk është e garantuar.

Këtu është poenta: të mos ketë raste Sopot, tani Vaksinca, Harun Aliu, Ibrahim Sulejmani, Monstra në pritje e tjera për të cilat pa dyshim se do dëgjohet posa të lirohet zërja peng e lirisë së shprehjes dhe e institucioneve të zëra peng nga ky koalicion. Me të vetmin qëllim: të mos dihen dhe zbulohen të bëmat e këtij koalicioni, ku merr pjesë më shumë se aktive partia BDI dhe – o tempora o mores-tani disa parti tjera të vetë-reduktuara në satelit rreth së keqes.

Për fund: jam kundër kësaj politike në Maqedoni dhe kundër kësaj qeverisje të këtij koalicioni të kriminalizuar dhe të korruptuar. Në përkrahje të atyre që përmes protestave të qeta manifestojnë se nuk duan që të jetojnë nën diktaturë të tillë e cila kërkon jetëzgjatje pushteti dhe mbulim të mëkatëve grupore dhe individuale duke prodhuar afera përmes viktimizimit të njerëzve fisnik dhe me bindje të pastra.

Këto janë vlera univerzale. Edhe gurin e mbërthen vaji para heshtjes aprovuese të këtyre dukurive.

 

Shani Zekolli, Gjenevë