Shqiptari dënohet në Belgjikë me 30 vite burg për vrasje dhe tentativë vrasjeje

41 Lexime

Gjykata e Asamblesë së Brukselit kësaj të premte, më 13 shtator 2024, shqiptoi dënimin me 30 vjet burg për M.M., i shpallur fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje

 

Më 26 shtator 2015, ai ka qëlluar me pistoletë A. dhe A. Q. në rrugën de Malines në Bruksel. I pari vdiq nga plagët e marra, i dyti u shpëtua në minutën e fundit.

 

Juristët dhe tre gjyqtarët e gjykatës ndoqën në çdo aspekt aktakuzën e prokurorit të përgjithshëm Yves Moreau, duke shqiptuar dënimin maksimal të shkaktuar për vrasje, pra 30 vjet burg. M.M., i cili u arratis para përfundimit të procesit gjyqësor, nuk iu njoh asnjë rrethanë lehtësuese, shkruan „L`Avenir“.

 

Në vendimin e tyre, juristët dhe gjyqtarët profesionistë nënvizuan seriozitetin ekstrem të fakteve, pasi autori ka qëlluar disa herë në mes të rrugës, transmeton portali Shtegu. Të shtënat vranë një person dhe plagosën rëndë një tjetër, i cili shpëtimin ia detyroi vetëm ndërhyrjes së shpejtë të urgjencës.

 

Ata vunë në dukje gjithashtu se M.M. nuk tregoi asnjë përgjegjësi, duke akuzuar një nga viktimat se e kishte sulmuar atë dhe nuk u pendua.

 

Ata kanë marrë parasysh, për përcaktimin e lartësisë së dënimit, edhe personalitetin e rrezikshëm të fajtorit, sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, anëtar i një bande mafioze në Shqipëri.

 

Më në fund kanë marrë në konsideratë edhe arratisjen e M.M.t. I arrestuar në vitin 2020, ai u lirua në vitin 2022 me pagesën e një garancie prej 30 000 eurosh dhe me kushte, duke përfshirë pjesëmarrjen në të gjitha thirrjet gjyqësore, veçanërisht në gjykimin e tij. Por që nga e enjtja ai nuk ishte më i pranishëm.

 

Përveç shpalljes së dënimit, gjykata vendosi edhe arrestimin e menjëhershëm të M.M.