Shqipëria pa Panuccin mund 3-0 Andorrën dhe kthen optimizmin

Date:

 

Shqipëria ka fituar 3-0 në transfertë ndaj modestëve të Andorrës në ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Evropianit.

 

Kombëtarja kuqezi kaloi në avantazh në minutën e 21-të pas një gabimi qesharak të portierit vendas, gabim të cilin e shfrytëzoi Armando Sadiku, duke e dërguar topin në rrjetë pasi portieri doli huq në përpjekje për ta larguar atë.

Goli i dytë për tanët erdhi në minutën e 88, kur kësaj radhe gaboi mbrojtësi i Andorrës, duke lejuar Balën që të shkonte i vetëm përballë portierit dhe të shënonte golin e dytë. Ndërkohë, në minutën e 96, Abrashi vulosi rezultatin në 3-0.

Pas fitores së Turqisë dhe Francës me rezultatin 4-0 ndaj Moldavisë dhe Islandës respektivisht, renditja e grupit H është si më poshtë:

Franca 6 pikë
Turqia 6
Shqipëria 3
Islanda 3
Andorra 0
Moldavia 0.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"