ARM paralajmëron sansksione për ushtaren që shkruajti se terroristi i Zelandës së Re meriton çmim Nobel

Date:

 

Shtatmadhoria e ARM-së paralajmëron sanksione për ushtaren profesioniste Tatjana Llazarovska për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes përmes rrjeteve sociale. Llazarovska hasi në kritika të ashpra të opinionit dhe mediave kur në profilin e saj në Facebook postoi një shkrim duke thënë se terroristi i cili në Zelandë të Re vrau 50 muslimanë në dy xhami, meriton çmimin Nobel.

 

Për komentet e saj të tmerrshme në Facebook kanë shkruar edhe mediat rajonale.

Nga ARM konfirmojnë se Llarazarovska është e punësuar si ushtare profesioniste, ndërsa e dënojnë komentin e saj dhe thonë se do të ngritet procedurë diciplinore.

“Në lidhje me pyetjen tuaj se a ekziston në Armatë personi me emrin dhe mbiemrin e shënuar e cila në media të caktuara lidhet me statusin e publikuar në profilin personal në rrjetin social “Facebook”, Ju informojmë se pas konstorlleve të kryera është konstatuar se në përbërjen e njësiteve në shtatmadhori ekziston ushtar profesionist me të dhënat e paraqitura. Pas zbardhjes së rastit nga ana jonë, në përputhje me rregullativat ligjore është nisur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave të duhura diciplinore. Shtatmadhoria fuqishëme dënon çdo formë të shprehjes të çfarëdo forme të jotolerancës, sjelljes diskriminuese ose mbështetjen e të njejtave nga kushdo”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së ARM-së.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...