Shqipëria më në fund kualifikohet për KE 2016

Date:

Shqipëria arriti të kualifikohet në Kampionatin Europian të Futbollit “Franca 2016”, duke realizuar ëndrrën e tifozëve shqiptarë që i përkrahën gjatë gjithë historisë së tyre. Me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, Kombëtarja Shqiptare u kualifikua si e dyta në grupin I, për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.

Djelmoshat e trajnerit Giani De Biazit shënuan tre herë, duke përmbyllur eliminatoret në vendin e dytë, me 14 pikë të grumbulluara, katër fitore, dy ndeshje baras dhe dy humbje. Ekipi shqiptar u rangua menjëherë pas Portugalisë, duke lënë pas Danimarkën që luan në “Play off”, Serbinë dhe Armeninë.

Skuadra shqiptare bëri lojë të shkëlqyer. Fillimisht shënoi lojtari i Bazelit, Shkëlzen Gashi në minutën 9`, për avantazh 0:1, ndërsa Berat Gjimshiti në minutën 24` ngriti në 0:2 në favor të shqiptarëve. Për t’i dhënë fund dilemave të fitores, ishte zëvendësuesi Armando Sadiku, i cili ngriti rezultatin në 0:3 në minutën 75` të lojës. Kombëtarja shqiptare pati edhe disa raste të tjera për të shënuar.

Pas përfundimit të lojës, filloi festa në Tiranë, Prishtinë e qytetet tjera. I tërë kombi po feston këtë ngjarje historike, duke dëshmuar se futbolli shqiptar është bërë një faktor i rëndësishëm i cili mund të fitojë edhe ekipet më të mëdha të futbollit, siç ishin fitoret ndaj Portugalisë e Francës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...