Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të shpresojnë për negociatat e pranimit në BE
12:26:14 2019-04-26
Dy shtetet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të shpresojnë për një fillim të negociatave për anëtarësim në BE, pas zgjedhjeve europiane. „Unë jam i bindur se Komisioni Europian në bazë të kritereve të miratuara unanimisht, do të paraqesë në fund të majit rekomandime pozitive të shteteve anëtare për të dy vendet“, tha komisioneri i Johannes Hahn për Deutsche Presse-Agentur në një intervistë, informon Shtegu.com. Në veçanti, Maqedonia e Veriut meriton qartë fillimin e negociatave për anëtarësim përmes reformave dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë.
Vendet anëtare të BE-së kishin miratuar në parim hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Fillimi i bisedimeve, megjithatë, u bë i varur nga përparimi i mëtejshëm i reformave. Për këto, Komisioni Europian do të paraqesë raporte menjëherë pas zgjedhjeve evropiane (23 maj të 26), që do të shërbejnë si bazë për vendimin përfundimtar të qeverive të vendeve të BE-së.
Hahn i paralajmëroi shtetet anëtare që të mos luajnë me kohën, pavarësisht raporteve pozitive, informon më tej Shtegu.com. „Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe ruajtjen e ndikimit tonë në rajon“, tha ai. Shtetet anëtare personalisht e kanë vendosur qershorin si datë për vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Një prolongim dhe mosnjohje e progresit objektiv nga ana e vendeve kandidate, mund të ketë pasoja dramatike për vendet në fjalë dhe të gjithë rajonin, paralajmëroi Hahn. Për shembull, ekziston rreziku i humbjes së motivimit për të zgjidhur konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, e cila të hënën duhet të jetë subjekt i një mini takimi të iniciuar nga Gjermania dhe Franca në Berlin.