Nuk hante shumë bukë, babai nga Zvicra e rrah fëmijën për vdekje

70 Lexime

16:55:02                2019-04-25

 

 

Një baba në Zvicër, vajzën e tij tetëvjeçare ka dashur ta detyrojë të ushqehet dhe të bëjë sport, me grushte. Fëmija vdes, ndërsa tani prindërit duhet të përgjigjen në gjykatë.

Rasti kishte bërë jehonë gjithandej në shkurt të vitit 2018. Një fëmijë tetëvjeçar nuk iu mbijetoi lëndimeve të rënda, në një spital të Bernës, shkruan „Berner Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Sipas Policisë Kantonale të Bernës, gjithçka dëshmoi se vajza nga Eritrea ishte keqtrajtuar. Të mërkurën, prindërit e fëmijës është dashur të paraqiten në gjyq dhe të sjellin dritë mbi rastin e errët, pasi për gati tre muaj, babai 40-vjeçar i fëmijës e ka maltretuar në mënyrë të ngjashme me torturën.

Pra, vajza dyshohet se është rrahur praktikisht çdo ditë – me shuplaka, grushte apo edhe me rrip. Të gjitha këto, me qëllim që fëmija duhet të hajë më shumë, ndërsa eritreasi e kishte detyruar vajzën që edhe të bëjë ushtrime të rënda gjimnastikore.

Kjo ngarkesë ka qenë e tepërt për trupin e vajzës: Fëmija nuk iu mbijetoi vuajtjeve të saja, duke ndërruar jetë në një spital të Bernës, përcjell Shtegu.com. Trupi i fëmijës ishte mbuluar me hematome, më në fund një infeksion shkaktoi vdekjen e fëmijës. Për shkak se nuk mund të krijohej ndonjë lidhje klausore me keqtrajtimin, nuk mund të bëhet fjalë për vepër penale „vrasje“.

Në gjykatë, babai tregoi keqardhje: „Atëbotë mendoja se isha një baba i mirë“, tha eritreasi përpara gjykatësve. „Sot e di që nuk është e vërtetë“, shtoi ai. Babai mund të përballet me burgim prej 48 muajsh.

Por, edhe nëna duhet të përgjigjet para gjykatës, sepse ajo nuk e pengoi babain në veprimet e tij, është e mendimit prokuroria. Në gjykatë, gruaja 33-vjeçare deklaroi se ajo gjithashtu ishte viktimë e dhunës së burrit. Ajo ka ngritur akuza të rënda ndaj babait, duke pohuar se ai e kishte goditur fëmijën në kokë dhe se ia kishte thyer hundën me një shufër druri. Eritreasi i ka mohuar këto akuza.

Vendimi gjyqësor pritet të shpallet të premten.