Zënkë e ashpër në mes shqiptarëve në Gjermani, njëri prej tyre plagoset rëndë

Date:

13:25:32             2019-04-26

 

 

Për shkak të një tentim vrasjeje në Schönaich të Gjermanisë, hetimet i ka filluar policia gjermane për krime nga Böblingeni. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22.55, para një restoranti në rrugën „Böblingerstrasse“ në Schönaich, ishte shkaktuar një zënkë në mes disa shtetasve kosovarë e shqiptarë, me ç`rast ishte plagosur rëndë një person 33-vjeçar, me disa të shtëna, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Pak më vonë, në polici ishte paraqitur një person 36-vjeçar, duke deklaruar se edhe ai kishte qenë i pranishëm në mosmarrëveshjen. Ai ishte arrestuar menjëherë, por shumë shpejt ishte liruar.

Ekipi hetues „Eiche“, është duke hetuar në mjedisin shqiptar dhe kosovar të viktimës, i cili është anëtar i një firme të sapoformuar ndërtimi nga Böblingeni, informon më tej Shtegu.com.

„Për të mos ndikuar tek palët në procedurë, për momentin nuk ka asnjë informacion mbi statusin e hetimit“, thotë prokurori Heiner Römhild.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...