Shpresa e futbollit shqiptar, Liridoni kalon te FC Twente

130 Lexime

20:01:44                  2019-06-08

 

FC Twente është përforcuar me blerjen e mesfushorit shqiptar Lindon Selahi. I lindur në Belgjikë, shqiptari 20-vjeçar vjen nga Standard Liege. Liridoni nënshkroi një kontratë dyvjeçare me një sezon shtesë opsionale me kampionin holandez të divizionit të dytë.

Liridoni, shpresa ndërkombëtare shqiptare, po vinte në përfundim të kontratës në brigjet e Meuse. Liege nuk i propozoi ndonjë kontratë të re, shkruajnë mediat belge, informon Shtegu.com.

„Përderisa po ndiqnim një tjetër lojtar, Lindon Selahi papritmas na doli në rrugën tonë. Mendojmë se ai është një lojtar i së ardhmes. Ai ende ka disa hapa për të shkuar, por ka gjithçka që ka nevojë për t`u bërë një lojtar i madh“, tha Ted van Leeuwen, drejtor teknik i FC Twente.