Qiradhënësit në Zvicër i diskriminojnë kosovarët dhe turqit

85 Lexime

12:10:11                     2019-06-09

 

Emri i tyre, të huajve ua vështirëson mundësinë për të gjetur një banesë në Zvicër. Këtë e dëshmon një studim nga Qeveria Federale zvicerane.

Hulumtimi i kryer nga Zyra federale e banimit (BWO) arrin në përfundim se probabiliteti i këqyrjes së një banese rritet ose zvogëlohet në varësi të emrit të tekstit të aplikimit, siç raporton „SonntagsBlick“, njofton Shtegu.com.

Një grup hulumtuesish nga universitetet e Gjenevës, Neuchâtelit dhe Lozanës kishte dërguar mbi 11,000 kërkesa për këqyrjen e banesave, ndërmjet marsit dhe tetorit 2018. Ata iu përgjigjën reklamave të vërteta të banimit në gjithë Zvicrën dhe nxorrën një aplikacion me emra tipikë vendas, një tjetër me emra që tregojnë një origjinë nga Gjermania, Franca, Italia, Kosova dhe Turqia.

„Njerëzit me një emër kosovar ose turk kanë gjasa shumë më të vogla për të qenë të ftuar në këqyrjen e një banese“, shkruajnë autorët. Sidomos, hendikepi është i madh për njerëzit me emrin e „gabuar“, kur ata janë në kërkim për një banesë shumë më të lirë të ndonjë pronari privat: Për objekte të tilla, shkalla e tyre pozitive e përgjigjes është gati dhjetë për qind pikë më pak se sa ata me emra zviceranë.