Shpejtësia e madhe në Zvicër, shtetasit maqedonas ia shkatërron karrierën

Date:

12:26:06               2018-01-15

 

Një shtetas 19-vjeçar maqedonas u regjistrua nga radari në Winterthur me shpejtësi prej 127 në vend të 50 km/h. Me këtë rast, ai u dënua me 15 muaj burg me kusht dhe një leksion të vërtetë nga gjykatësja.

Ka qenë e hënë e muajit shkurt, kur shtetasi maqedonas me vendbanim në Winterthur të Zvicrës, kohën e lirë e ka kaluar nënjë park me të dashurën e tij. Përnjehërë e ka thirrë një shok, duke i thënë se motra e tij ka blerë një veturë të re, një veturë sportive coupe, me 450 PS. Ai e luti nëse do të bënte një xhiro me te. Pak më vonë, shtetasi maqedonas u regjistrua nga radari në rrugën „Dättnauerstrasse“ në hyrje të Winterthur-Neuburgut: Pas reduktimit të tolerancës, shpejtësia e tij ka qenë për 77 kilometra më tepër se sa 50 kilometrat e paraparë. Bashkudhëtar ka qenë shoku i tij, ndërsa në karrigen mbrapa e dashura e tij.

Para Gjykatës u paraqitë një person i ri, i dobët, dukshëm i nervozuar. Ishte shtetasi maqedonas, i cili i pranoi të gjitha akuzat. „Duhet të pranoj se nga ajo ditë nuk ndjehem aspak mirë“, ka deklaruar para gjykatëses. Karriera e tij profesionale po errësohej gjithnjë e më shumë: Ai nuk ka mundur të gjejë ndonjë punë në profesionin e tij pa patentë shoferi, ndërsa në profesione të tjera nuk ka pasur kurrfarë gjasash pasi në dosjen e tij parashihej procedurë penale kundër tij. Në ndërkohë, ka bërë edhe trajtim mjekësor psikologjik.

 

Për mosrespektim kaq të rëndë të shpejtësisë, Ligji zviceran parasheh dënim prej së paku një vit burg. I pandehuri ka drejtuar veturën „duke shkelur me qëllim rregullat elementare të komunikacionit që kanë mundur të shkaktojnë aksident me plagë të rënda në njerëz, apo edhe viktima“, thuhet në aktakuzë. Prokurori ka kërkuar 15 muaj burg me kusht dhe gjobë prej një mijë frangash zvicerane si dhe marrjen përsipër të shpenzimeve gjyqësore.

 

I pandehuri dhe avokati i tij e kanë pranuar këtë vendim, duke e lutur Gjykatën që të mos e ashpërsojë më tej vendimin, shkruan „Limmattaler Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. „I pandehuri ka treguar keqardhje të sinçertë, paraprakisht nuk ka qenë i dënuar dhe do të ketë pasoja të dukshme në jetën e tij“, ka nënvizuar avokati.

 

Seanca gjyqësore nuk ka pasur të bëjë me ndonjë vozitës të çmendur, apo me ndonjë garues ilegal me veturë që ka vozitur në një vendbanim, por një person i ri, i cili në një moment pakujdesie ka shkelur pak më tepër gazin dhe për këtë është duke paguar çmimin.

 

Gjykata e ka përkrahur kërkesën, por jo edhe pa fjalët paralajmëruese të gjykatëses: „Ju keni qenë duke drejtuar veturën në mënyrë jashtzakonisht të pamëshirshme, me një veturë të cilën aspak nuk e njihnit. Keni shkaktuar një rrezik të madh për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, por edhe për dy personat që i keni pasur me vete“. Këto fjalë, si duket i kanë bërë përshtypje shtetasit maqedonas.

 

Më në fund, gjykatësja i ka propozuar atij që të gjejë një këshillim profesional për drejtim tjetër në karrierë, pasi në profesionin e tij të autoindustrisë të cilën e ka trajnuar, për te nuk ka më ardhmëri. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...