Mërgimtari nga Gostivari me lutje interesante drejtuar hajnave që janë futur në shtëpinë e tij!

Date:

12:38:58                 2018-01-15

 

 

Një mërgimtar 68-vjeçar nga fshati Gradec mbrëmë ka denoncuar vjedhje që është kryer në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda 20 minutave kur ai ka dalur nga shtëpia për të kryer një obligim dhe pa u vonuar shumë është kthyer në shtëpi, informon portali „shqipmedia.com“.

 

Ndonëse ishin në pyetje vetëm minutat, pasi kthehet në shtëpi është ballafaqohet me një rrëmujë të vërtetë.
Me ketë rast ai ka bërë një lutje mjaft interesante në profilin e tij ne FB. Pa u shqetësuar për gjërat qe hajnat mund t’i kishin vjedhur, ai ka kërkuar nga ata që të kthejnë dhe ta regullojnë kaosin që e kanë shkaktuar.

 

 

“Ju burra që keni hy të kryeni vjedhje në shtëpinë time, ju lutem të vini ti regulloni gjërat nëpër vendet e tyre sepse nuk ka kush mi regullon” , ka shkruar 68 vjecari.

 

Bëhet fjalë për një mërgimtar që jeton në Zvicër bashkë me familjen por që në vendlindje është kthyer përkohësisht i vetëm.
Ende nuk janë dhënë detaje për gjërat që hajnat mund t’i kenë vjedhur në këtë shtëpi. (shqipmedia.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...