Ky është Qemali nga Zvicra që i dërgonte veturat e shtrenjta në Kosovë dhe kthehej me avion
21:05:02 2018-01-14
Drejtësia zvicerane dyshon se një sipërmarrës kosovar është i implikuar në mashtrimin që i është bërë Fondit të papunësisë në Kantonin Vaud, për të përfituar nga falimentimi i kompanive të veta, për tu zhdukur auto parkingjet në Zvicër dhe Ballkan.
Qemali tash e dhjetë muaj është në burgun zviceran. Ky pronar i sipërmarrjeve ndërtimore akuzohet se ka përfituar nga mbyllja e kompanive të veta, për t`ia përshtatur vendparkingjeve të veturave të cilat i ka blerë me leasing, shkruan „Le Matin“, përcjellë Shtegu.com. Sapo filloi falimentimi, sipërmarrësi i ri 27-vjeçar ndërpreu pagesën e kredive.
Përpos disa veturave në funksion të personelit dhe disa automjeteve komerciale, Qemali përdorte edhe vetura luksoze shumë të shtrenjta për udhëtimet e përditshme.
Në periudhën në mes të viteve 2012 e 2016, pronari kosovar ka realizuar disa udhëtime në mes të La Broye VD ku e kishte vendbanimin dhe vendlindjes së tij në Kosovë. Ai kishte udhëtuar nga 2 mijë kilometra me timon të ndonjë veture apo të ndonjë kamionete të kompanive të veta. Shkuarja ka qenë përmes komunikacionit rrugor. Por, jo edhe kthimi! Çuditërisht, kosovari i cili është i pajisur me Vizën C, ndonjëherë kthehej me avion, duke i lënë këto automjete në këtë republikë të ish Jugosllavisë. (Shtegu.com)