Lopa nënë e dy viçave ngordhë për shkak të kanaçes së hedhur në fushë

Date:

Një bujk zviceran e gjeti lopën e tij të ngordhur në ahurin e tij, gjatë fundjavës. Ai supozon se lopa ka ngordhur nga një kanaqe e hedhur prej alumini

Është makth i çdo bujku kur papritmas gjen një lopë të ngrodhur në ahurin e tij. „Ju tmerroheni kur papritmas e gjeni një kafshë të ngordhur në ahur“, thotë Stefan Kissling për Tele M1. Bujku zviceran nga Rickenbachi në Solothurn e gjeti kufomën e lopës së tij dhjetëvjeçare Omega, herët në mëngjes të dielën. Pranë Omegas qëndronin dy viçat e saj binjake, të cilët kanë lindur vetëm një muaj më parë. Por si ngordhi kafsha? Bujku Kissling është i sigurt se Omega vdiq nga një kanaçe e copëtuar alumini e hedhur në misër.

Dyshohet se dikush e ka hedhur një kanaçe në fushën e misrit të Kisslingut, të cilën e punon për të prodhuar ushqim për kafshët e tij. Ditë më parë, bujku zvioceran e ekzaminoi ushqimin sepse dyshonte. Ai gjeti mbetje të vogla alumini, shkruan „20 Minuten“, informon Shtegu.com. «Kjo ju bën të tmerroheni. Shumë njerëz nuk veprojnë me përgjegjësi për mbeturinat e tyre“, thotë Kissling.

Lopa e ngordhur Omega ka lënë pas dy viça të vegjël që kanë qenë të varur nga nëna e tyre. „Por, në këtë drjetim kemi fat në fatkeqësi“, thotë Kissling. Një tjetër lopë që tashmë kishte adoptuar viçat binjake, tani ka marrë rolin e nënës për bonjakët.

Sidoqoftë, pikëllimi në fermën e Kisslings është i madh: „Viçat humbën nënën e tyre sot dhe ne humbëm një lopë të mirë“, ka shkruar gruaja e bujkut në Facebook. Brenda dy ditësh, postimi u shpërnda mbi një mijë herë. Shumica u kanë shpreh ngushëllime dhe janë tmerruar nga pamëshirshmëria e atyre që e shkaktuan ngordhjen e lopës: «Pse duhet të hidhen mbeturinat nëpër kullota? Asnjëherë nuk do ta kuptoj këtë veprim», ka komentuar një përdorues i internetit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...