Shkrim rrëqethës i Labit kushtuar nënës
09:13:30 2016-03-13
Këngëtari dhe humanisti tashmë i njohur kosovar, Labinot Tahiri në faqen e tij në Facebook ka bërë një postim rrëqethës drejtuar nënës. Në këtë mund të bindeni edhe personalisht. Ja shkrimi i Labit në tërësi:
Më linde që të shoh e gjithë Botën në sy…!
E imja, e shtrenjta nëna ime!
Të kujtohet kur më linde, më patë thënë kur isha më i vogël se ishte dita e gëzimit mē e madhja për ty e për babin gjatë jetës tënde si fëmija i parë në shtëpi!
Më mbanë mendë nënë, se si të doja kur flija me ty në gjoksin tënd, tani më mungon rrahja e zemres tënde dhe aroma jote kur flija si femijë me ty ishe e butë, ishe dhe je e ambel për ne! Asnjeherë nuk më godite gjatë jetës sime, bera shumë gabime por gjithnje ma falje dhe nga ty u mësova të fal nëna ime e dashur!
Eh, e dashura nënë, kurrë nuk e mendoja se një ditë do të ju lë në shtëpi, dhe nga larg të mendoj se si jeni duke e bërë gjumin dhe si do zgjoheni në mëngjes e jam me merak për ju se më keni fëmi!
Të them se më merr malli më duket se sikur nuk më beson! Ke të drejtë, se ti mendon më shumë për mua se sa unë për ty!
Nanë, me mijëra fluturime si shtegtarë shkova nga do që zbriste dhe u ngritej avioni në qiell dhe kjo dhuratë është nga ty nana ime e dashur që shumë herë të kam lënë me lot në sy, madje edhe kur isha 17 vjeq kur emigrova i ri…..!
Shpresoj se, së shpejti do të kthehem dhe të shoh me buzeqeshje në fytyrë që u ktheva nga larg e imja pasuri!
Pak shprehje nga zemra dhe nga momentet e mia kushtuar nënës sime dhw nënave të cilat përcollen me lotë shumë femijë që ju emigruan nëpër Botë!
Labinot Tahiri Boston 2016!
Ora 5 e 30 e mëngjesit në Kosovë!