Familja Bushgjokaj kalon në raste të rënda

Date:

00:12:04            2016-03-13

 

 

 

Pyetja nëse familja shqiptare Bushgjokaj do të mund të qëndrojë edhe më tej në Medebach të Gjermanisë, mbetet e paqartë. Nga mesi i muajit shkurt, fëmija 21-muajsh kishte marrë urdhër për ta lëshuar territorin e Gjermanisë, ndërsa një javë më vonë edhe e gjithë familja kishte pranuar udhëra të ngjashëm. Kjo qasje e shtetit gjerman ndaj familjes shqiptare kishte tërhequr vëmendjen e opinionit të gjerë, pasi kërkesa e Edonës së vogël ishte refuzuar me arsyetim se pas lindjes së saj, pas arratisjes, ajo nuk është e përndjekur në vendlindje.

 

 

 

Gjatë kësaj jave, një gjykatës i Gjykatës kushtetuese gjermane e kishte mbështetur ndalimin e urdhërit për dëbim. Si pasojë e kësaj, autoritetet e emigracionit teoretikisht mund ta realizojnë dëbimin e familjes.

 

 

 

Për Gjykatën kushtetuese edhe më tej mbetet i paqartë urdhëri për dëbim. Gjatë kësaj duhet të shqyrtohet nëse frika e familjes Bushgjokaj nga një gjakmarrje e mundshme mund të shërbejë si arsyetim për të qëndruar familja, shkruan „Der Westen“, njofton „Shtegu.com“. Kërkesa e saj për qëndrim të rregullt ishte refuzuar edhe përpos frikës së saj nga gjakmarrja, pasi tashmë gjysmë viti, Shqipëria llogaritet si vend i sigurt i prejardhjes.

 

 

 

Nga ana tjetër, shoqatat e ndryshme qytetare gjermane janë duke u përpjekur që familja të fitojë të drejtën për të qëndruar në Gjermani, pasi që nga arritja e tyre në maj të vitit 2014, ata janë integruar plotësisht, duke u përkujdesur personalisht për mbijetesën e tyre.

 

 

 

Për familjen Bushgjokaj do të debatojë edhe komisioni për raste të rënda, i cili përbëhet nga anëtarë kishtarë, shoqatat bamirëse, agjenci qeveritare dhe ente mjekësore, ndërsa nuk është e lidhur me institucionet shtetërore. Përvoja e deritanishme ka dëshmuar se autoritetet gjermane zakonisht e përcjellin një procedurë të tillë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...