Shkoi si dëshmitar, përfundon i arrestuar me 7 akuza

Date:

Mbrojtësi i Levante, Antonio Garcia është arrestuar nga policia në një gjykatë të Spanjës, aty ku kishte shkuar të dëshmojë në lidhje me arrestimin e 6 personave të përfshirë në disa krime.

I njohur me emrin Tono, 29-vjeçari është ndalur nga gjykatësi duke parë që dëshmitë e tij ishin të dyshimta dhe implikonin atë me ngjarjet e ndodhura. Për këtë ai do të qëndrojë në arrest pa kusht derisa të merret një vendim.

Mbi të rëndojnë 7 akuza të rënda, përfshirë përkatësinë në një grup kriminal, zhvatje, kërcënime me vdekje, uzurpim të statusit martesor, falsifikim dokumentesh, cenimin e privatësisë dhe pastrim  parash.

Në lidhje me këtë situata klubi i Levante lëshoi një deklaratë zyrtare, teksa u shpreh se janë tërësisht në mbështetje të lojtarit dhe familjes së tij, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht

Këtë sezon mbrojtësi i majtë ka qenë zgjedhje e parë e trajneri Paco Lopez, i cili e ka aktivizuar si titullar në 17 ndeshje të La Liga këtë sezon.(koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...