Presidenti Ivanov takon Erdoganin

84 Lexime

Shkup, 9 shkurt – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje pasdite në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç kumtoi shërbimi për media i presidentit, dy presidentët kanë shprehur kënaqësi nga niveli i lartë për marrëdhëniet e përgjithshme politike dhe bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë.

Në bisedimet, presidenti Ivanov dhe presidenti Erdogan kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale politike në dy vendet, gjegjësisht për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në Republikën e Maqedonisë dhe për zgjedhjet lokale në Republikën e Turqisë.

Presidenti i Maqedonisë shprehu ngushëllime deri tek presidenti i Turqisë për ndodhinë e fundit në Stamboll, ku gjatë rrëzimit të një ndërtese e humbën jetën shumë persona.

Në takim, dy presidentët këmbyen mendime edhe për ngjarjet vijuese dhe sfidat me të cilat përballet rajoni dhe Evropa, shtohet në kumtesë. (koha.mk)