Shkëmbimi i territoreve, Albin Kurti: Politikanët që ranë në kurthin e Vuçiç

Date:

 
2019-09-04
 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë për Ora News se sa i përket çështjes së territoreve të Kosovës shumë politikanë kanë rënë në kurthin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gazetarja: Disa analistë, njohës të zhvillimeve në Kosovë kanë aluduar lidhur me takime që janë zhvilluar edhe në vilën private të kryeministrit të vendit me lider të Kosovës. Madje është përpunuar edhe një lloj ideje dhe mendimi sikur pas problemeve që u krijuan fillimisht me çështjen e planit serb për ndarjen e Kosovës dhe ku ju mbajtët një qëndrim shumë të ndryshëm në raport me zotin Thaçi. U pa një lloj mbështetje në heshtje që u dha nga kryeministri Edi Rama. Flitet për një takim të mundshëm që ju keni realizuar në këtë periudhë. Është e vërtëtë? Albin Kurti: Jo nuk kam realizuar asnjë takim. Në këtë polarizimin që ka ndodhur në Shqipëri unë kam preferuar që të mos ngatërrohem. Por kur është çështja e shkëmbimit territorial, aty me siguri kam qenë një avokat i flaktë i mbrojtjes së territorit të Kosovës kundër pazareve me Serbinë. Më duket që shumë politikanë, nuk ma ka marrë mendja kaq shumë kanë rënë në kurthin e Presidentit të Serbisë, Vuçiç./ina

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...