Shkëlzen Gashi edhe me dy mirënjohje të tjera në SHBA

Date:

23:34:18                  2017-03-18

 

 

 

 

 

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi i cili shënoi golin më të mirë në SHBA, është shpërblyer edhe me mirënjohjen „Futbollisti më social“.

 

 

 

 

Gjtihçka është duke shkuar si është më së miri për Shkëlzen Gashin 28-vjeçar përtej Atlantikut. Në një mbrëmje gala të Ligës amrerikane të futbollit MLS, ai është pasuruar edhe me dy mirënjohje të tjera.

 

 

 

 

Shkeli është dekoruar si futbollisti që shënoi golin më të mirë të vitit në ndeshjen kundër ekipit Los Angeles Galaxy, kur shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca prej rreth tridhjetë metrash, shkruan „Le Matin“, njofton „Shtegu.com. Ai gjithashtu u shpallë edhe „futbollisti më social“ i MLS-it për kontributet e tij të rregullta dhe simpatinë që ka në rrjetet sociale.

 

 

 

Shkëlzeni i ka mirëpritur këto mirënjohje duke shënuar në Twiter: „Çmimet tashmë kanë ardhur“, duke falënde3ruar të gjithë përkrahësit e tij. Në këtë rrjet social, Shkëlzeni numëron rreth 38.000 përkrahës. Po të vazhdojë me këtë ritëm, ky numër me siguri se do të dyfishohet.

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...