Më në fund gjenden dy qeliza embrionale për Jasinin e vogël që do t`ia shpëtojnë jetën
16:25:41 2017-03-19
Shpresë e re për familjen shqiptare Asani në Gjermani: Pas më tepër se dy viteve, tashmë janë gjetur dy qeliza embrionale përkatëse për Jasinin e vogël. Siç ka shkruar edhe më herët „Shtegu.com“, ai vuan nga një sëmundje e jashtzakonshme. Të përkujtojmë se ende pa i mbushur vetëm dy vite, Jasini ishte sëmurë për vdekje. Jasini nga Grenzach-Wyhlen i Gjermanisë, ka pasur nevojë për një donacion të shërimit të palcës së eshtrave. Shumica e gjermanëve kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar, ndërsa në mesin e tyre edhe trajneri i mirënjohur gjerman, Ottmar Hitzfeld.
Në moshën e tij gjashtëmujore, Jasini ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë, e cila ia dobësonte sistemin e imunitetit. Vetëm një qelizë embrionale ka mundur t`ia shpëtojë jetën fëmijës së ri. Pas më tepër se dy vitesh ankthi, mjekët e Freiburgut tashmë i kanë gjetur dy qeliza të tilla përkatëse për Jasinin. Për prindërit e tij, ky është një lehtësim i madh, por edhe një frikë e madhe për komplikimet e mundshme, shkruan „Bdische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Jasini është një djalosh gazmor dhe nuk ndalet duke lozur nëpër banesë dhe më pas i drejtohet mamit, Adisa Asani. Tridhjetetrevjeçarja në njëfarë mënyre është e lumtur që sëmundja e Jasinit nuk vërehet aq shumë. „Me gjithë dëshirë ai zihet me të vëllain Malikun, por në fund ata përqafohen dhe duhen më mes veti. Më parë nuk ka qenë këshut, Jasini në gjashtë muajt e parë ishte më shpeshë në spital se sa një tetëdhjetëvjeçar“, pohon e ëma me prejardhje nga Maqedonia.
Më pas, mjekët e kishin zbuluar se çfarë i mungonte. Sipas Adisës, vetëm rreth 250 persona në Gjermani e kanë të njëtën sëmundje, e cila ia ka vështirësuar jetën Jasinit: Granulomatose. Tashmë dy vite e gjysmë, Jasini është duke marrë për çdo ditë antibiotikë, për të parandaluar infeksionet. Që atëherë, ai ndjehet shumë më mirë, por nuk mund të flitej për një zgjidhje të përhershme, pasi ekziston rreziku se trupi i tij mund të zhvillojë një rrezistencë ndaj antibiotikëve. Prindërit e tij jetonin gjithnjë me brengë se herëdo-kurrëdo nuk do të mund t`i ndihmonin më fëmijës së tyre.
Dhe më në fund vjen sihariqi i shumëpritur para disa javësh në familjen Asani. Një ditë para ditëlindjes së Jasinit, telefoni cingërron dhe përcillet lajmi i gëzuar: Mjekët e spitalit në Freiburg i kanë gjetur dy qeliza përkatëse për Jasinin. Nëna Adisa e përkujton saktë atë moment të lumtur: „Isha duke pastruar, ndërsa Jasini luante, e më pas cingërroi telefoni“. Familjes iu hoq një gurë nga zemra. „U ndjemë të lehtësuar e të lumtur“, pohon Adisa.
Këtë lumturi familja shqiptare është duke e ndarë më shumë miq nga Grenzach-Wyhlen, të cilët në momentet më të vështira i kishin përkrahur, duke startuar një aksion për ndihmë, me ç`rast ishin regjistruar më tepër se 500 persona vullnetarë. Me këtë rast, nëna Adisa shfrytëzon rastin që t`i falënderojë të gjithë përkrahësit e familjes. Së shpejti do të fillojë hemoterapia për Jasinin, e më pas do të transplantohen qelizat embrionale. „Do të jemi në spital rreth 3 apo 4 muaj, por jam e brengosur se a do të shkojë gjithçka në rregull“, vazhdon mëtutje nënë Adisa. Sipas mjekëve, gjasat për shërim të Jasinit janë të mëdha. Vetëm një vit pas transplanitimit mund të vërtetohet nëse gjithçka ka shkuar mirë.