Ja përse sulmuesi gjerman i vrau shqiptarët e rinj në Mynih

Date:

22:23:13                 2017-03-18

 

 

 

 

 

 

Motivi i vrasjes së dhjetë personave në Mynih të Gjermanisë, që ndodhi gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, sipas hetuesve gjermanë ka qenë ngacmimi i tepërt i sulmuesit nga ana e personave nga Europa Juglindore.

 

 

 
David S. me vite të tëra ka qenë i ngacmuar nga shokët e tij të klasës, thuhet në raportin përfundimtar të hetuesve gjermanë. Ndaj personave të Europës Juglindore tek ai është zhvilluar urrejtja e madhe, prandaj shumica e të vrarëve kanë qenë mu nga ky rajon dhe kryesisht shqiptarë nga Kosova.

 

 

 

 

Për David S., deri në kryerjen e veprës më 22 korrik 2016 në qendrën tregtare, për një periudhë të gjatë ka qenë një mani e vërtetë, ka pohuar prokurori gjerman Hans Kornprobst, në përfundim të hetimeve, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Për tetëmbëdhjetëvjeçarin gjerman, personat e tij të urryer kanë qenë të infektuar me një virus dhe vetëm në këtë mënyrë botëkuptimi i tij do të shkatërrohej.

 

 

 

Në një filial të qendrës tregtare, për 40 minuta të tërë ai i kishte vëzhguar vizitorët. Më pas kishte shkuar në tualet, e merr pistoletën nga valixhja dhe i sulmon gjashtë tinejxherë, të cilët për nga fizionomia i kishin përngjarë në persona nga Europa Juglindore. Me këtë rast, ai vret dy vajza 15-vjeçare, dy të tjera 14-vjeçare dhe një 14-vjeçar. Vetëm një fëmijë trembëdhjetëvjeçar me plagë të rënda kishte arritur të arratisej nga të shtënat e mëtutjeshme.

 

 

 

Në fillim të masakrës, David S. kishte shtënë 18 herë, ndërsa më pas janë dëgjuar edhe 41 të shtëna të tjera, ndërsa ai e kishte humbur mendjen dhe nuk i zgjedhte më viktimat. Edhe katër të tjerë u vranë, ndërsa shumë të tjerë u palgosën, disa prej të cilëve me plagë të rënda.

 

 

 

Prindërit e vet kanë qenë në dijeni për problemet psikike të fëmijës së tyre, por asnjëherë nuk e kishin imagjinuar një akt kaq të rëndë. Edhe për blerjen e armës nuk kanë pasur njohuri, pasi ai i kishte kursyer me vite të tëra 4.000 euro. Mësuesit dhe nxënësit e shkollës gjithashtu nuk kanë dyshuar për ndonjë sjellje të tij të pazakonshme. Pasi e kishte blerë armën, ai kishte ushtruar për të shenjuar në bodrumin e një ndërtese në Mynih, duke shkrepur 107 plumba.

 

 

 

Në lidhje me këtë, tashmë është akuzuar personi i cili atij ia ka shitur armën dhe i cili rrezikohet të dënohet me disa vite burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...