Sherri i sandaleve, krijohet rrëmujë e madhe – plagoset një shqiptar

43 Lexime

23:15:35            2016-07-13

 

 

 

 

 

Gjykata e rrethit në Münchëilen të Zvicrës, është duke shqyrtuar një konflikt, në të cilin një person ishte plagosur me thikë. E gjithë ngjarja ka ndodhur për një palë sandale. Lidhur me rastin, edhe tre persona duhet të përgjigjen për punë „në të zezë“ në Zvicër.

 

 

 

Zënka për një palë sandale gjatë nëntorit të vitit të kaluar, ka përfunduar në emergjencë ndërsa javën e kaluar, para trupit gjykues të Gjykatës së rrethit në Münchwilen. Të akuzuar janë katër persona, prej të cilëve tre për „vrasje në tentativë“, ndërsa viktima e plagosur me thikë, për rrahje. Se çfarë kishte ndodhur asaj nate në një ndërtesë në Rickenbach, dëshmojnë deklaratat e katër personave, gjatë ditës së parë të seancës gjyqësore.

 

 

 

 

Shqiptari 38-vjeçar nga Wattwili, i plagosur me thikë, ka qenë për vizitë tek mikja e tij, e cila ka jetuar në një dhomë në Rickenbach. Në dhomën fqinje kanë jetuar, një grua tjetër dhe dy shqiptarë nga Maqedonia, të moshës 28-, dhe 36-vjeçare, të cilët në Zvicër kanë qëndruar ilegalisht dhe kanë punuar „në të zezë“. Për vizitë tek ata ka qenë një kosovar 37-vjeçar, qiradhënës i banesës dhe njëherit, sipërmarrës i punëtorëve „në të zezë“.

 

 

 

 

Konflikti është shkaktuar, kur mikja e viktimës kishte dyshuar se fqinja e saj ia kishte vjedhur sandalet. Përnjëherë ajo shkon tek banesa e saj, ndërsa viktima e mëvonshme, duke dëgjuar zënkën gjithnjë e më të zhurmshme, ishte afruar në vendngjarje. Sipas pohimeve të tij, ai e kishte parë shqiptarin më të moshuar nga Maqedonia se si e kishte shtyrë miken e tij me të duart, duke e ofenduar me fjalët „lavire serbe“. Për shqiptarin 38-vjeçar, i cili ka punuar si sigurimth, kjo ka qenë e tepërt, prandaj ai ka pranuar se e ka goditur shqiptarin nga Maqedonia me një grusht në fytyrë, ndërsa ky i fundit e kishte therë me thikë në stomak, shkruan „St. Galler Tagblatt“, njofton „Shtegu.com“. Edhe shqiptari më i ri nga Maqedonia kishte dashur ta prejë në fyt, por duke i falënderuar reflekeseve të tij mbrojtës, ishte goditur vetëm në krah. Edhe një goditje tjetër me thikë, atij ia kishte shkaktuar më i moshuari, duke e qëlluar në sup.

 

 

 

 

I sulmuari kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes, duke iu nënshtruar një operacioni në spital. Ai është akuzuar për rrahje, pasi Prokuroria vlerëson se goditja e tij me grusht, nuk ka qenë e nevojshme. Nga ana tjetër, shqiptari 36-vjeçar nga Maqedonia, ka mohuar akuzën se ka sulmuar apo ofenduar miken e tij. Sipas tij, ai ka qenë i shtrirë në shtrat, ndërsa viktima e kishte sulmuar pa ndonjë shkak duke e goditur me grusht në fytyrë. Me këtë rast, ai e kishte marrë një thikë që ishte gjendur në afërsi, vetëm sa për tu mbrojtur. Ai nuk ka dashur ta lëndojë apo ta vrasë ndokend, ndërsa akuzën e punës „në të zezë“ e ka pranuar.

 

 

 

Edhe shqiptari më i ri nga Maqedonia kishte mohuar se ka sulmuar me thikë ndokend, por se vetëm ka dashur ta dëbojë viktimën. Kosovari 37-vjeçar gjithashtu ka mohuar të ketë pasur ndonjë thikë në dorë dhe të ketë punësuar ndonjë person ilegalisht. Tre slumuesve të dyshuar me thikë, u kërcënohet burg prej 44 deri 48 muaj, si dhe dënime masive në të holla, të plagosurit dënim në të holla. Gjykimi do të vazhdojë në ditët në vijim.