Mbi 40 mijë mërgimtarë shqiptarë përfundimisht fshihen nga lista, shqiptarët rrezikojnë të ardhmen e tyre në Maqedoni?!

54 Lexime

19:46:44             2016-07-13

 

 

 

 

Mbi 40 mijë mërgimtarë shqiptarë të cilët janë shtetas nga Maqedonia, rrezikojnë të largohen nga lista zgjedhore. Zhurnal raporton se ky alarm është ngritur ditëve të fundit, kur në bisedimet mes katër partive më të mëdha në vend, partia maqedonase LSDM, kërkon urgjentisht që të fshihen mërgimtarët, pasi sipas kësaj partie shumica nga këta 170 mijë votues janë mërgimtarë shqiptarë.

Ndërkohë, propozimin e LSDM-së fuqishëm e mbështet partia maqedonase VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikolla Gruevski.

Ditë më parë, zyrtari i lartë, Nikolla Todorov, ka deklaruar se partia VMRO-DPMNE e mbështet propozimin e LSDM-së që të fshihen nga lista zgjedhore mërgimtarët.
Ndryshe, “VMRO-DPMNE e riafirmon pozicionin se nuk ka asnjë problem që të pranohet kërkesa e LSDM-së. Është e pranueshme që 172000 votuesit të transferohen në një listë të veçantë të cilët, do të jenë pjesë e diasporës, dhe 39500 votues të publikohen dhe të kenë periudhë prej 20-30 ditëve që të paraqiten. U pajtuam që KSHZ të bënë edhe një analizë për votuesit e kontestueshëm dhe përsëri të takohemi” – ka deklaruar Nikolla Todorov, ditë më parë.

Nga ana tjeter, Sipas burimeve jozyrtare brenda grupit punues, katër partitë janë dakorduar që për këtë kategori të ketë dy afate për paraqitje, afari i parë prej 30 ditëve dhe afati i dytë i rregullt prej 20 ditëve kur është shqyrtimi publik i listës së votuesvs.

Nëse në këto dy afate nuk paraqiten atëherë do të fshihen nga lista e votuesve. BDI dhe PDSH kanë pranuar poashtu që 170 mijë mërgimtarë të tjerë ku poashtu shumica thuhet të jenë shqiptarë, të barten në listën plotësuese të votuesve.

Ndryshe, nëse fshihen këta votues shqiptarë, këta votues do të ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamentare në Maqedoni dhe në regjistrimin e popullatës. Me një fjal do të dalin shumë më pak deputetë në Parlament, kryetar komunash dhe më pak shqiptarë gjatë regjistrimit.

© ZHURNAL.mk