UEFA shpall zyrtarisht golin e Shaqirit si më të mirin e Euro 2016

Date:

21:32:32         2016-07-14

 

 

 

 

Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së Euro 2016 është zgjedhur goli më i bukur i Euro 2016 nga paneli i UEFA-s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.

Paneli i përbërë nga Lupescu, Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Savo Milošević, Peter Rudbæk, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-François Domergue, Ginés Meléndez dhe Jean-Paul Brigger, ka vendosur më ndryshe sesa votimi që u bë nga publiku, që shpalli si më të mirin golin e Zoltan Geras.

Pas Shaqirit goli më i bukur ishte ai i Hal Robson-Kanus ndaj Belgjikës e më pas ai i Dimitri Payet ndaj Rumanisë.

“Mbikëqyrësit kanë admiruar jo vetëm aftësitë akrobatike të Xherdan Shaqirit por edhe kontaktin e tij me topin. Ishte gol i jashtëzakonshëm dhe një nga momentet kyçe të Euro 2016”, thuhet në vlerësimin e panelistëve. (Koha.net)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...