Shefqet Kastrati: 1.5 milion euro nga familja ime, kush ka, është momenti për ta ndihmuar

Date:

29.11.2019

Biznesmeni Shefqet Kastrati është solidarizuar me tragjedinë nga tërmeti që goditi Shqipërinë duke dhuruar 1.5 milionë euro për familjet e prekura në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.
Ai thotë se kjo nuk është dita të kursejë asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka. Kastrati thekson se gjithashtu ka dhënë urdhër për të mos marrë asnjë qindarkë nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.”Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashkë me vëllezërit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhrin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.
Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.
Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka! Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur” deklaron Kastrati./almakos

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...