Shefi kosovar i patundshmërive refuzon të ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Date:

18:18:16                2018-01-10

 

Shefi kosovar i një kompanie të patundshmërive në Her­giswil të Zvicrës, mbetet edhe më tej në burgun zviceran. Nga fundi i muajit qershor të vitit 2017 ai u arrestua, pasi nga vendlindja e tij në Kosovë akuzohej për vrasje.

Tashmë mbi gjashtë muaj ai është duke vuajtur burgun, për momentin në burgun e Lenzburgut. Arsyeja: Përkundër kërkesës zyrtare shtetërore për ektradim të Kosovës, shefi kosovar refuzon të udhëtojë për në Kosovë dhe tu dorëzohet autoriteteve kosovare, shkruan „Luzerner Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Javën e kaluar, Departamenti zviceran i Drejtësisë dhe Policisë ka bërë me dije se Gjykata federale penale zvicerane në Bellinzona ka shqiptuar një tjetër vendim. Në vendimin e saj të datës 22 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata në fjalë e ka përkrahur vendimin e Ministrisë zvicerane të Drejtësisë nga Berna, duke e vlerësuar ekstradimin si të ligjshëm. Por, ky vendim ende nuk është i plotëfuqishëm. I prekuri nga ky rast ka të drejtë të ankohet në instancën e fundit pranë Gjykatës federale zvicerane në Lozanë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...