Vazhdojnë sukseset e Rexhi GmbH e cila zgjeron biznesin në Gjermani

143 Lexime

15:42:57               2018-01-10

 

 

 

Veturat elektrike të hekurudhave gjermane „Deutschen Bahn“ apo të impiantit gjerman për ujëra të ndotura „Wilo“ do ta kenë pranë edhe furnizuesin kosovar në Rheinland: Rexhi GmbH. Kjo sipërmarrje harton dhe prodhon produkte të cilësisë së lartë të prodhuara nga plastika të përforcuara me fibër qelqi, nga tavolina e shoferit, brinjët e helikës e deri te koopertinimi i dyerve.

Pasi biznesi është në lulëzim e sipër dhe pasi pororsijet për vitin e ardhshëm pothuajse janë të rezervuara, kjo sipërmarrje familjare mendon të zgjerohet edhe më tej.

 

Për këtë arsye, menaxhuesit, themeluesit dhe vëllezërit , Mexhid, Besim dhe Naim Rexhi, kanë blerë rreth një mijë metra katrorë në zonën industriale „Kreuz Hilden“. Shuma e investimit është 1,5 milion euro. Një arkitekt është duke përgatitur ndërtesën trekatëshe dhe një sallë në afërsi, shkruan „RP – Online“ përcjellë Shtegu.com. Promotori i biznesit është i sigurt: „Ndërtesa do të jetë shumë tërheqëse për kalimtarë në lokacionin Giesenheide“.

 

 

 

Vizualisht, koncepti do të ndjekë hapat e fabrikës „Rexhi“ në Gjilan, në juglindje të Kosovës: në mënyrë bashkëkohore, me struktura të qarta dhe shumë qelq. „Tek klientët tanë edhe rrethina duhet të përqafojë diçka“, spjegon Mexhid Rexhi. Përderisa në Kosovë janë të punësuar rreth njëqind punëtorë në prodhimtari, në filialin me shumicë në Erkrath, janë të vendosur zhvillimi dhe prodhimi i prototipeve, mostrave provuese dhe prodhimi në seri të vogla. Edhe kompania Forma SHPK me seli në Gjilan, gjithashtu eshte pjesë e Rexhi Holding GmbH.

 

Me zhvendosjen e ekipit dhjetanëtarësh për në Hilden, mundësohet përmirësimi i kushteve të punës më cilësore. „Kemi nevojë për lokacion shtesë për këto punë“, spjegon Emir Rexhi, nipi i Mexhid Rexhit dhe njëherit inxhinier ekonomist: „Ky lokacion në zonën industriale në `Kreuz Hilden` është më i përshtatshëm se i mëhershmi“. (Shtegu.com)