Shefi gjerman ia paguan gjobën punëtorit shqiptar, shpëton nga burgu

48 Lexime

Shqiptari 26-vjeçar arrestoi në aeroport dhe shpëtoi nga shefi.
Mbrëmjen e së martës (9 janar 2024), një shtetas shqiptar është kontrolluar nga Policia Federale gjermane në kontrollin e emigracionit në aeroportin e Hamburgut dhe është arrestuar me urdhërarrest.

26-vjeçari nga Tirana ishte në kërkim nga Prokuroria Publike e Traunsteinit që prej qershorit 2022, pasi duhej të paguante një gjobë prej 130 tarifash ditore me nga 10 euro për qëndrim të paligjshëm pa leje qëndrimi, shkruan „Bild“, transmeton portali Shtegu. Mirëpo, deri më tani ishin paguar vetëm 10 euro, kështu që tani duhej të paguheshin 1 290 euro.

Ndryshe, urdhërarresti përmbante një dënim zëvendësues me burg prej 129 ditësh. Gjithashtu, ka pasur edhe shpenzime procedurale prej 78 eurosh.

Burri fillimisht nuk ishte në gjendje të paguante gjobën dhe bëri telefonata të shumta. Më në fund ai arriti shefin e tij, i cili pranoi të ndihmonte. Ai erdhi në aeroport dhe pagoi 1 368 euro që i detyrohej policisë federale. Më pas pasagjeri u lejua të vazhdonte udhëtimin e tij.