Shashtriset gjermani: I gjenë tetë milionë euro të gatshme dhe i lajmëron në polici

Date:

19:27:59                2018-03-13

 

 

Një furrtar gjerman i Frankfurtit, mëngjesin e së martës ka gjetur një valixhe të stërmbushur me të holla, në një shportë mbeturinash. Banori i shashtrisur 56-vjeçar menjëherë i ka dorëzuar në stacionin më të afërt policor.

 

Me siguri se ka qenë zbulimi më i madh i jetës së tij, i cili ka mundur t`ia ndryshojë jetën. Por, gjermani 56-vjeçar vendsoi që të hollat e gjetura mëngjesin e së martës në një shportë mbeturinash, t`i dorëzojë në polici, informojnë nga policia gjermane, përcjellë Shtegu.com. Të hollat kanë qenë të mbështjellura mirë, në secilin grumbull ka pasur një shumë prej 50 mijë eurove dhe i panjohuri i ka hedhur në shportën e mbeturinave.

 

Gjermani 56-vjeçar, fillimisht ishte stepur kur i ka vërejtur të hollat me bankënota prej 500 eurosh. Por, ndershmëria e tij nuk e ka lejuar t`i mbajë për vete të hollat dhe ato i ka dërguar në polici, njofton më tej Shtegu.com. „Një shumë kaq e madhe të hollash me siguri se asnjëherë nuk kanë qëndruar mbi tavolinën e stacionit policor dhe të gjithë kolegët janë shtangur“, kanë deklaruar nga policia gjermane.

 

„Gjatë vështrimit më të detajuar, mund të konstatohet se të hollat janë rezultat i ndonjë loje fati“. Përkundër gjithë kësaj, policia e ka falënderuar në masë të madhe banorin. Të hollat e gjetura tani janë në institucionin përkatës të hetimeve. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...