Shaqës nuk po i ecë as te Interi Date: 29.04.2015 Edhe tek Interi Xherdan Shaqirit nuk po i jepet rasti që të dëshmojë se është një futbollist i rangut botëror, pasi tashmë disa lojë ai po e nxehë karrigen rezervë. Por, prapëseprapë, trajneri Mançini ka deklaruar se për te ai është shumë i rëndësishëm. Ish trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld e kishte vlerësuar si „gabim i Bayernit“ shitjen e Shaqës. Është e pamohueshme se ylli i kombëtares zvicerane është duke përjetuar një krizë të vogël. Për herë të katërt radhazi, gjatë ndeshjeve të fundit, ai ka qenë në rezervë. Çfarë po ndodhë me Xherdanin? Trajneri i Interit, Mançini deklaroi: „Nuk ka thashetheme për Shaqrin. Në Itali njerëzit kanë tendencë që shumë shpejt t`i vlerësojnë gjërat. Ai është një lojtari rëndëshishëm për të ardhmen. Për momentin, Hernanes është në formë më të mirë“. Ai ka besim të plotë tek Shaqiri dhe një lënie anash e tij është normale. Më tej Mançini vazhdon: „Askush nuk vie te një ekip i ri dhe i fiton të gjitha ndeshjet“. Problemi i Shaqirit qëndron në faktin se konkurrenti i tij, Hernanes shënoi gol ndaj AS Romës dhe ishte top blerja e Interit në fillim të vitit të kaluar. Braziliani ishte blerë për 22 milionë euro nga Lacio e Romës. Për dallim nga ai, Shaqiri në derbin me Milanin luajti vetëm 12 minuta, një javë më parë vetëm 14, ndërsa ndaj Udineses nuk u aktivizua fare. Artikulli paraprak3 arsye të çuditshme pse ndjeheni të fryrëArtikulli tjetërFlamur gjigant turk në Medresenë e Shkodrës. Revoltohen qytetarët Shpërndaj: FacebookWhatsAppTwitterEmail REKLAMOHU KËTU 1 Javë: 50€ 1 Muaj: 150€ DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP Më të lexuara Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat Tragjedi në Gjermani: Burri me prejardhje turke vret 6 persona në një qendër për nëna dhe fëmijë Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit ! Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë Lajme të ngjajshme Related Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë Agim Guri - 12.07.2026 Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e... Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat Agim Guri - 30.06.2026 Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te... Tragjedi në Gjermani: Burri me prejardhje turke vret 6 persona në një qendër për nëna dhe fëmijë Agim Guri - 29.06.2026 Një ngjarje e rende sotme në qytetin e Stade,... Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit ! Agim Guri - 28.06.2026 EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...