Sesion shkencor për prof. Remzi Nesimin

Date:

23.03.2019

Shkup, 21 mars – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u organizua sesioni shkencor me rastin e njëvjetorit të vdekjes së prof. Remzi Nesimit, njofton gazeta KOHA.

Pas falës hyrëse të drejtueses së departamentit të Gjuhës shqipe në Institut, Dr. Hidajete Azizi, që theksoi se ky sesion vjen si detyrim shkencor i Institutit ndaj punës së Profesorit, fjalën e mori drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i cili tha se: “Sesioni shkencor kushtuar prof. Remzi Nesimit nuk është sesion shkencor vetëm për Profesorin, por është edhe simbolika e mirënjohjes për gjithë kontributin që e kanë dhënë studiuesit, arsimtarët, profesorët dhe edukatorët tanë më të mirë e më të devotshëm ndër vite”.

Pas tij fjalën e mori rektori i Universitetit “Fan S. Noli” nga Korça, Prof. Dr. Ali Jashari, i cili e shpalosi çmimin “Emblema e Universitetit FAN S. NOLI të Korçës”.

Në emër të familjes, për sesionin e organizuar, u falënderua e bija e Profesorit të ndjerë, prof. dr. Valbona Toska.

Pas kësaj, vazhdoi sesioni shkencor, ku kumtesat i paraqitën prof. Emil Lafe, prof. Olger Brame, prof. Haki Ymeri-Bina, prof. Avzi Mustafa, prof. Zeqirija Neziri, prof. Agim Poloska, prof. Asllan Hamiti, prof. Berton Sulejmani e studiues të tjerë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. (koha.mk)

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...

Punëdhënësi kosovar gjobitet në Gjermani me 27 mijë euro

Gjykata e Qarkut Halle (Saale) gjobiti një punëdhënës 46-vjeçar...