Messi braktis grumbullimin me Argjentinën

Date:

Lionel Messi do të braktisë sot grumbullimin te Argjentina dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Scaloni.

Sulmuesi i Barcelonës ka ndjerë dhimbje në kockat pubike të legenit, për këtë arsye ka humbur shansin për të luajtur kundër Marokut, më 26 mars.

Nuk dihet ende sesa do zgjasë rikuperimi i tij, por mediet në Angli kanë filluar të aludojnë se ylli argjentinas mund të jetë me probleme edhe për ndeshjen ndaj Manchester United më 10 prill për Champions League.

Listët së të dëmtuarve i është bashkuar edhe Gonzalo Martinez, i cili ka pasur shqetësime në muskujt e kofshës së djathtë, edhe ky do mungojë ndaj Marokut.

Argjentina luajti një miqësore ndaj Venezuelës, në të cilin u rikthye edhe vetë Messi, por u mundën me rezultatin 3-1, teksa golin për bardhekaltrit e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. /koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...