Sela: Koncepti i konsensualitetit është vendimarrja konsensuale, Parlamenti dydhomësh, jo shërbesa ndaj Pendarovskit?!

76 Lexime

 
 

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela nga tubimi në Tearcë theksoi se BDI flet për konsensualitetin a nuk e kuptojnë se cdo të thotë ai nga fakti se përkrahin një kandidat të një subjekti tjetër politik i cili edhe në zgjedhje del me logon e subjektit të vetë politik si LSDM.

 

Ai më tej tha se nëse BDI i ka ngatrruar termet politike, shqiptarët kanë plotë njerëz me dinjitet, njerëz të profesionit që tua plasin në fytyrë të vërtetën. “Në qoftë se e kanë fjalën për demokraci konsensuale dhe Parlament dy dhomësh aty jemi dhe ne. Konsensualitet ti dërgojmë votat Pendarovskit nuk është konsensualitet por është shërbesë”, theksoi Sela.

Sipas tij, Ali Ahmeti dhe BDI-ja dikur në vitin 2009 flisnin me të njejtën gjuhë sic flasin sot, njejtë fliste për Ivanovin ashtu sic flet sot për Pendarovskin. “Në 2009 Aliu thoshte përkrahni Ivanovin se pas 5 vitesh VMRO do të votojē kandidat për president shqiptar dhe tani thotë përkrahni Pendarovskin se pas 20 vitesh ose dikur do vijë koha edhe për President shqiptar dhe se Maqedonasit do votojnë për president shqiptar. BDI ka humbur vehten kur po flasin për ‘koncept’ në fakt nuk bëhet fjalë për koncept por bëhet fjalë për shërbesë, sepse BDI këtë din të bëjë më së miri”, theksoi Sela në tubimin në Tearcë të kandidatit për president, Blerim Reka./ina