Deri tek presidenti Gjorge Ivanov kanë arritur më shumë kërkesa për falje të të dënuarve në rastin e “27 prillit”. Ndërkohë të premten në orët e pasdites ka arritur edhe një kërkesë konfirmojnë nga Kabineti i Ivanovit, por pa saktësuar numrin e plotë të personave të cilët kërkojnë falje. Jo zyrtarisht mësohet se në mesin e personave që kërkojnë falje është edhe Mitko Çavkov, i cili u dënua me 18 vjet burg.
Por lidhur me këtë kryeministri Zoran Zaev theksoi se nuk pret që Ivanov të fal personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit. “Nuk pres që Ivanov ti fal. Nuk ka mundësi ligjore për një të tillë”, theksoi Zaev. Megjithatë, disa media kanë paralajmëruar se Ivanov pritet të ndërmarrë një veprim për të falur të dënuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. (INA)