Albinfo.ch organizon debat në prag të zgjedhjeve në Maqedoni

Date:

18:54:15              2016-10-29

 

 

Zgjedhjet në Maqedoni po afrojnë. Ato edhe njëherë e vejnë në sprovë funksionalitetin e brishtë të shtetit ku mbahen. Nisur nga fakti se në Zvicër jeton një komunitet i madh i qytetarëve të Maqedonisë, albinfo.ch, duke realizuar edhe misionin e saj në përafrimin e diasporës me vendet e prejardhjes, organizon një debat me diasporën shqiptare të Maqedonisë në Zvicër.

Tema e debatit është: “Maqedonia në prag të zgjedhjeve: Ndryshimet, iluzion apo realitet?

Në këtë debat do të marrin pjesë politikanët nga Maqedonia: Zoran Zaev, kryetar i SDSM-së opozitare dhe njëherësh kryetar i Strumicës dhe Zijadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma PDSH, po ashtu kryetar i Strugës. Moderimi do të bëhet nga Andreas Gross, ish deputet nacional i Zvicrës dhe specialist i demokracisë konsensuale dhe Dr. Bashkim Iseni, politolog dhe drejtor i platformës albinfo.ch.

Me qëllim që diaspora të ketë elemente informimi që do ta ndihmojnë ta përcaktojë votën e saj, debati do të orientohet kryesisht në 3 boshte: Ku qëndron problemi i Maqedonisë, si në planin e krizës së legjitimitetit të udhëheqësisë si dhe krizave ndëretnike që riciklohen periodikisht?

  • Si mendohet konkretisht të sillen ndryshimet e premtuara që demokracia, pavarësia e gjyqësorit, por edhe përgjegjësia politike të vihen në shërbim të qytetarëve të vendit? Sa këto ambicie dhe premtime reflektohen konkretisht në komunat që këta liderë i udhëheqin?
  • Sa opozita maqedonase, por edhe ajo shqiptare, do t’u përkushtohen seriozisht zgjidhjes serioze të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe atë sikurse për nga ana e të drejtave të tyre kolektive politike (sidomos çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe dhe krijimit të institucioneve politike që reflektojnë realitetin multietnik të saj?
  • Cilën rrugë do ta ndjekë Maqedonia sa i përket orientimeve strategjike globale? Sa ky vend do të arrijë të rreshtohet në frymën dhe rrugën evropiane? Sa vendet perëndimore janë duke e ndihmuar ndryshimin e mënyrës së udhëheqjes së këtij vendi?

Debati mbahet ditën e E DIEL, 13 NËNTOR • ORA 15.00-17.00 • BERNË, HOTEL BERN; ADRESA: ZEUGHAUSGASSE 9 • 3011 BERN

 

(Albinfo)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...